E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani Asgjesimi i fleteve i pashmangshem

Edhe nëse në 28 dhjetor deputetet do të kishin votuar pro ngritjes së komisionit hetimor parlamentar të zgjedhjeve, Arben Ristani deklaron se vendimi i KQZ do të kishte qenë i njejtë. Fletët do të digjeshin. Por pas zhvillimeve në seancën e fundit të 2010, KQZ nuk mban më asnjë përgjegjësi politike dhe asnjë pengesë për të zbatuar ligjin.

"Pavarësisht se si do të ishte rezultati, do të ngrihej apo nuk do të ngrihej komisioni, KQZ do të realizonte detyrat e tij. Vendimi do të ishte i njëjtë, sepse që në fillim e kam deklaruar që ne do të zbatojmë ligjin deri në fund. Limitin e vendosi vetë politika sepse në seancën e fundit ata vendosën të mos e ngrenë komisionin hetimor. Duke qenë se komisioni hetimor nuk u ngrit për ne politikisht kjo ngjarje është e zgjidhur dhe skishim asnjë pengesë apo detyrim ndaj politikës", thotë Arben Ristani, kreu i KQZ. Një ditë më parë KQZ vendosi të boshatisë kutitë e votimit dhe të materialeve zgjedhore te 28 qershorit, duke nisur nga 7 janari i 2011-s.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›