Ristani: Bojkoti i opozitës në KQZ shkel ligjin

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani e ka cilësuar si shkelje të ligjit qëndrimin e opozitës për të bojkotuar mbledhjet e KQZ-së.
Në fjalën e tij në mbledhjen e KQZ-së ku u vendos për ngritjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale të 8 majit, Ristani theksoi se mungesa e bojkoti i opozitës shkel rëndë ligjin por theksoi se KQZ-ja është e pafuqishme ligjërisht për të reaguar në lidhje me këtë çështje.
Sipas tij për mosprezencën e opozitës në komision është vënë në dijeni edhe Kuvendi i Shqipërisë.
Ndërkohë duke iu referuar edhe vonesave të konstituimit të KZAZ-ve për zgjedhjet e 8 majit Ristani theksoi se procedimi i KQZ-së është në përputhje me kodin zgjedhor. “Do vijojmë me konstituimin e KZAZ-ve me mësues, petagogë, avokatë dhe studentë” theksoi më tej Ristani.