E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e konsullit grek, MPJ thërret ambasadorin

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thirrur sot ambasadorin grek në Tiranë për të dhënë sqarime rreth deklaratave të konsullit grek në Korçë se në këtë qytet ka grekë.
 

Mësohet se ambasadori grek Nikos Pazios është thirrur nga ministria e jashtme shqiptare për të dhënë sqarime ndërsa ky institucion e ka cilësuar të papranueshme deklaratat e konsullit grek Theodhoros Ikonomu. Sipas MPJ-së deklaratat e konsullit grek në Korçë nuk pasqyrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ndërkohë ditë më parë konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka deklaruar në Korçë se në këtë qytet ka grekë ndërsa ka bërë thirrje edhe për bashkim në emër të Vorioepirit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›