Ristani: Do te blejme 6 mije kuti votimi Rozeta Rapushi
Kuti te reja per zhvillimin e zgjedhjeve lokale te 8 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi dje ne mbledhjen e radhes qe te blihen teresisht te reja kutite qe do te perdoren per zgjedhjet lokale ne 8 maj. Pas diskutimeve te shumta, diten e djeshme KQZ ne mungese te anetareve te zgjedhur nga opozita ne kete komision, vendosi qe te blihen 6.000 kuti te reja per zgjedhjet ne prag, vlera e te cilave arrin ne 180.000 dollare. Nje vendim i tille ne fakt, u more pas diskutimesh te shumta, nese vertete do te duhen kaq shume kuti apo jo, per shkak se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane edhe kutite e pastruara tashme nga fletet e votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009. Sipas magazines ne KQZ, jane rreth 4.500 kuti ekzistuese nga zgjedhjet aq te debatuara te qershorit. Por duke marre ne konsiderate pergjegjshmerine per zhvillim te zgjedhjeve transparente, te lira dhe demokratike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me shumice votash blerjen e kutive te reja ne keto zgjedhje. Vendimi vjen ne vijim te pergatitjeve te ketij institucioni per zgjedhjet lokale te 8 majit. Institucion ne fakt, qe gjate ketyre muajve te pare te vitit ka qene ne shenjestren e akuzave te opozites, jo vetem per djegien e fleteve te votimit, por edhe per menyren e administrimit te procesit te pergatitjes se zgjedhjeve. Nderkohe qe ne mbledhjen e djeshme, me kater vota pro dhe asnje kunder, u miratua edhe regjistrimi i tre forcave te tjera politike, duke e cuar ne 5 numrin e partive qe do te konkurrojne deri me sot ne garen elektorale te 8 Majit. Keshtu, KQZ regjistroi dje dhe pranoi Partia Levizja per Drejtesi e Shqiptareve, Partia Aleanca Kombetare dhe Partia e Minoritetit Etnik Grek per te Ardhmen. Keto parti, i shtohen listes se dy partive te regjistruara dy dite me pare, asaj demokratike dhe Lidhja demokristiane. Nderkohe qe Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, vijon te leje hapur ende deren per Partine Socialiste dhe Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut qe te dorezojne emrat e komisionereve per Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve (KZAZ). Vetem dy dite me pare Ristani u shpreh se ndonese afatet ligjore jane shkelur teresisht nga keto forca politike, KQZ le nje dere hapur per keto parti qe t'i japin emrat gjate ketyre diteve. "Ligjerisht nuk ka me kohe. Afati ligjor ka mbaruar. KQZ eshte duke diskutuar mundesite qe edhe ne nje kohe te dyte ta lere deren hapur per te pare mundesite e riparimit te kesaj situate. Ne rast se do te kujtohen per ta zbatuar ligjin ceshtja eshte qe sa me vone te kujtohen aq me e veshtire behet per t'i lene te gjitha vendet per ta", beri te qarte kreu i KQZ-se.