SHBA, Ambasadori i ri shqiptar i paraqit kredencialet Obamës
UASHINGTON-Ambasadori i ri i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara Gilbert Galanxhi, paraqiti këto ditë letrat kredenciale tek presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama.
Në një prononcim për Zërin e Amerikës ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.
Para se të merte detyrën e ambasadorit në Uashington zoti Galanxhi ishte ambasador i Shqipërisë pranë OSBE-së. Karrierën diplomatike në Shqipëri ai e ka filluar në vitin 1994, si zëdhënës i ministrisë së Jashtme. Më pas ai ka shërbyer edhe si amabasador i Shqipërisë në Argjentinë.
(d.b/BalkanWeb)