Dy te rinj 10 ore ne debore. Ngjarja ne malet e Rungajes

Dy të rinj nga Tirana kanë humbur rrugën në malet e Rungajës ku kanë qenë duke udhëtuar në këmbë për në fshatin Katund i ri. Stuhia e dëborës dhe mjegulla ka bërë që ata të ecnin për shumë orë nëpër dëborë duke humbur orientimin.Pas komunikimit në telefon familjarët iu drejtuan për ndihmë policisë në Korcë efektivat e së cilës kanë bërë të mundur gjetjen e tyre në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy të rinjtë Neritan Hasani dhe Stefan Damo u dërguan në Urgjencën e Spitalit të Korcës për kontroll dhe ndihmë të kualifikuar mjekësore.
Mjekët konfirmojnë se të dy të rinjtë vuajnë pasoja e ndenjes për një kohë të gjatë në dëborë të cilat janë më të theksuara në këmbë. Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është më e rënduara por fatmirësisht pa rrezik për jetën
Jorgjeta Gjanci