Harasani Buxheti i pamundur rishikimi pa dekretim nga Topi
Deputeti i Partise Socialiste Andis Harasani e cileson te pamundur propozimin e kryetarit Edi Rama per rishikimin e buxhetit te miratuar pak dite me pare ne Kuvend. Ai shprehet se rikthimi i dokumentit kryesor ekonomik nuk eshte i mundur ne kete faze pasi me pare duhet qe ai te dekretohet nga kreu i shtetit. Harasani i referohet ligjeve te vendit duke theksuar se nuk mund te risillet edhe njehere drafti per ti bere amendimet qe propozon Edi Rama ne Kuvend. Ka rregulla se si buxheti miratohet ne Parlament se si dekretohet nga Presidenti i Republikes dhe duhet qe Presidenti ta dekretoje kete projektbuxhet qe te kthehet ne buxhet dhe pastaj ekziston gjithe mundesia qe te rishikohet. Te rishikohet per shkak te kushteve te jashtezakonshme natyrore te Shqiperise por nuk mund te ecet me me sugjerime mendime me verejtje-tha dhe ne nje interviste dhene per televizionin Klan deputeti i PS-se Andis Harasani. Deputeti socialist shton se pas dekretimit nga kreu i shtetit duhet me pare te arrihet nje konsensus mes dy forcave kryesore politike per te rene dakord per ndryshimet qe duhet te behen ne kete dokument. Cdo gje ka rrjedhen e vet normale. Pra duhet qe Presidenti ta aprovoje buxhetin dhe pastaj te mblidhen dy forcat politike. Besoj se do e gjejne gjuhen e perbashket per te bere amendamente ne qofte se duhen bere amendamente ne kete buxhet. Une mendoj se duhen bere por eshte ende heret per nje gje te tille-thote Harasani. Ai shton se ne kete moment eshte me emergjente perballimi i situates dhe ndihma e pare qe duhet tu jepet njerezve ne zonat e permbytura. Njerezit jane ende ne uje dhe mendoj se duhet zgjidhur nje here ky problem me pas te shikohet se cfare duhet bere tha ai. Deputeti i Partise Socialiste Andis Harasani i cili eshte dhe anetar i Komisionit te Ekonomise e cileson amatoresk propozimin e hedhur nga kryetari i Partise Socialiste qe te gjitha fondet e parashikuara per investime ne infrastrukture ne buxhetin e vitit te ardhshem te shkojne per investime ne zonat e permbytura ne Veri si dhe ne investime per mbrojtjen dhe risistemimin e argjinaturave te lumenjve dhe te sistemit te bonifikimit ne te gjithe vendin. Besoj se duhet te kete marreveshje se cfare duhet te rishihet ne buxhet pra qe te hiqet ne investime dhe te futet ne zonat e permbytura. Ashtu sic une degjova dhe nje mendim tjeter i cili tha se duhet te hiqen te gjitha investimet dhe te kalojne ne Veri. Jam absolutisht kunder kesaj qe te thuash qe 100 per qind e investimeve te kalojne ne Veri-tha deputeti socialist Andis Harasani.
Amendimet
Deputetet Harasani dhe Malaj ishin te vetmit nga opozita qe propozuan amendamente ne buxhetin e vitit 2011 i cili u miratua te enjten e kaluar. Edhe pse formalisht grupi i deputeteve te PS e mbeshteti kete nisme ne votimin qe u be ne Kuvend deputetet socialiste e bojkotuan ate pervec Harasanit dhe Malajt. Ndersa dy dite me pare nga Shkodra kreu i PS-se beri thirrje per rishikimin e buxhetit per permbytjet.