E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratia nga burgu 10 mije euro shperblim per koken e Ajet Markut

TIRANE-Nje shperblim i fshehur per koken e Ajet Markut te riut qe la vetem nje atlete si proven e vetme te ekzistences se tij ne ambjentet burgut 313. Te tjerat bashke me bujen dhe pergjumjen e disa llojeve te policive jane prova tjeter e madhe qe kerkojne shpagim. Policia e Shtetit per te vjelur nje informacion te sakte per vendqendrimin e te arratisurit nga ambjentet e 313-es ka vene edhe shperblimin e zakonshem prej 10 mije eurosh. Por ky cmim ne te vertet nuk eshte bere publik asnjehere nga policia dhe madje as nga komponente te tjere hetimi dhe kerkimi. Jane burimet zyrtare qe konfirmojne venien e shperblimit ndersa nga te njejtat burime nuk mesohet se cila eshte arsyeja e fshehjes se ketij fakti. Policia e shtetit ben me dije se shperblimi eshte vendosur menjehere pas arratisjes se tij por qe mbahen rezerva ne lidhje me personat qe iu adresohet shuma e shperblimit te policise ose personat qe jane percaktuar si perfituesit e mundshem te shumes.
Shperblimi
Dhjete mije euro eshte shuma qe tashme do te behet publike per dhenjen e nje informacioni te sakte per vendndodhjen e Ajet Markut 19 vjecarit te arratisur te enjten nga ambjentet e paraburgimit. Policia konfirmon me ne fund shumen ndersa nga te dhena te tjera policore behet e ditur se kjo shume iu detikohet vetem nje grupi te caktuar personash qe ushtrojne funksione te ndryshme. Ndryshe hereve te tjera qe cmimi shkonte per te gjithe publikun dhe ishte deklaruar po kaq publikisht kesaj here policia e fsheh kete fakt prej me shume se 4 ditesh. Referuar burimeve konfidenciale policore behet e ditur se shuma prej 10 mije eurosh eshte vene pikerisht per ndihmuar policine e shtetit per te realizuar objektivin e saj per ta sjelle ne pranga 19 vjecarin Ajet Marku nderkohe qe nuk behet me dije konkretisht se ne emer te cileve informatore do te shkojne 10 mije euro-t nese informacioni do te vije edhe ne rruge te tjera qe policia nuk i ka perfshire ne shperblim.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›