E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani Do vendosim se shpejti djegien e fleteve te votimit

06-12-2010 / Gazeta 55

KQZ pritet te filloje pergatitjet per zgjedhjet e 8 Majit


Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaron se kutite e votimit te zgjedhjeve te 28 Qershorit te vitit 2009 do te digjen dhe se kjo do te behet bazuar ne ate cfare parashikon ligji. Pas mbledhjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Ristani tha se se shpejti do te vendoset per boshatisjen e kutive te votimit ne nje kohe kur opozita e ka hequr nga kerkesat e saj hetimin e ketyre fleteve. Kreu i KQZ-se thekson gjithashtu se smund te kete asnje marreveshje politike qe cenon ne thelb ligjin dhe Kushtetuten e vendit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte i impenjuar teresisht per te organizuar zgjedhjet e ardhshme te 8 majit dhe ne kete kuader do te beje gati te gjithe infrastrukturen per te bere te mundur qe asgje te mos caloje ne organizimin e ketyre zgjedhjeve. KQZ eshte i gatshem dhe i detyruar te zbatoje ligjin ne cdo element. Ne rast se do te nise puna per pastrimin e kutive nga materialet e zgjedhjeve te kaluara rrjedha e punes do te jete ajo qe parashikon Kodi Zgjedhor. Nese do te vendoset per tu hapur dhe riperdorur do te digjen fletet e votimit dhe kundra fletet dhe do te shkojne ne arkiven e shtetit dokumentet qe jane per te shkuar atje. Rastet hipotetike ne rast se ndonje komision hetimor do te filloje punen do te vendoset sigurisht si mase e percaktimeve ligjore dhe si mase e vendimmarrjes ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Nuk mund te kete asnje marreveshje politike qe bie ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›