Asistenca nderkombetare jetike per momentet e veshtira qe po kalon Shqiperia
Tirana zyrtare mbledh ambasadoret e NATO-s dhe merr prej tyre garancite per mbeshtetje te fuqishme nga vendet e Aleances. Dje zbarkuan ne Rinas dergesat e para me ndihma nderkohe qe ato behen te rendesishme po te mendohet se emergjenca e permbytjeve do te zgjase ne kohe
Situata e renduar ne verilindje te vendit ne zonen e Shkodres ka detyruar autoritet shqiptare ti drejtohen per ndihme vendeve te NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ministri Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto therriti ne nje takim perfaqesuesit diplomatik te ketyre vendeve te cileve ai u kerkoi mbeshtetje ne forca operacionale si dhe materiale per te bere te mundur kapercimin e situates problematike te shkaktuar nga permbytjet e tmerrshme ne veri te Shqiperise. Ne perfundim te takimit ministri u shpreh optimist se shume shpejt secili vend do te jape kontributin e tij. Kerkesat me emergjente per momentin jane varkat e vogla per shperndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve mjekesore por gjithashtu dhe gjithcka tjeter qe ben te mundur strehimin dhe kalimin normal te kesaj situate te veshtire qe mund te jene cadrat apo pajisjet e tjera- shpjegoi ministri. Ajo qe e ben edhe me emergjente dislokimin e ndihmave nga vendet anetare te NATO-s dhe BE-se eshte se problematike nga permbytjet nuk eshte vetem veri-perendimi i Shqiperise por edhe nje seri qarqesh te tjera ne te gjithe vendin. Ndaj edhe konkluzioni i dale nga kjo tryeze e diplomateve te NATO-s dhe BE-se qene se Shqiperia eshte prekur nga nje fatkeqesi natyrore qe seshte pare ndonjehere dhe kesisoj vendet anetare te Aleances dhe bllokut 27 anetaresh do ti vijne menjehere ne ndihme.
Takimi
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto therriti dje ne ambientet e Ministrise se Puneve te Jashtme ambasadoret e vendeve anetare te BE-se dhe te NATO-s te akredituara ne vendin tone per situaten emergjente te permbytjeve ne Shqiperi. Ministri Haxhinasto i falenderoi ambasadoret dhe vendet qe ata perfaqesojne per gatishmerine e treguar dhe ne vazhdim i informoi ne lidhje me situaten e emergjences civile te krijuar ku si pasoje e permbytjeve ne Shqiperi mijera familje jane detyruar te evakuohen dhe demet material jane teper te medha. Situata aktuale ka mobilizuar te gjitha nivelet e qeverisjes qendrore lokale ushtrine dhe policine si dhe struktura te tjera eksperte per ta perballuar sa me mire kete gjendje tha z. Haxhinasto ne menyre qe te sigurohet jeta e banoreve te zonave te permbytura dhe te kthehet sa me pare normaliteti ne keto rajone. Ne kete kontekst kryediplomati shqiptar Haxhinasto theksoi se aktualisht asistenca e vendeve te BE-se dhe te NATO-s behet teper emergjente dhe jetike dhe u kerkoi ambasadoreve mbeshtetje dhe solidaritet ne keto momente te veshtira qe po kalon Shqiperia. Ministria e Puneve te Jashtme eshte ne ndjekje te vazhdueshme te situates per te cilen do te informoje perfaqesuesit e vendeve te NATO-s ne Shqiperi.
NATO dhe BE Situata emergjente garantojme mbeshtetjen tone
Ambasadoret e vendeve te Bashkimit Evropian dhe Aleances se Traktatit te Atlantikut te Veriut NATO garantuan dje qeverine shqiptare se do te gjendjen ne gatishmeri te plote te situates emergjente ne veri-perendim te Shqiperise. Pas perfundimit te takimit me Ambasadoret ministri Haxhinasto falenderoi perfaqesuesit e vendeve te BE-se dhe NATO-s per kontributet e deritanishme per menaxhimin e kesaj situate te jashtezakonshme pa precedent emergjence. Ai ka falenderuar ne menyre te vecante Greqine Turqine per ndihmen e helikoptereve te cilet jane bere operative qe sot ne mengjes per te ndihmuar kryesisht personat e izoluar Italine per paketen e ndihmes qe ka derguar menjehere Austrine Kosoven dhe te gjithe vendet e tjera te cilet po asistojne ne menaxhimin konkret te situates. Ministri Haxhinasto i ka informuar Ambasadoret me situaten paraprake persa i takon tokes se permbytur dhe personave te evakuuar te shtepive te rrethuara nga uji apo shtepive te permbytura dhe ka paraqitur nevojat me emergjente per menaxhimin e kesaj situate. Zoti Haxhinasto theksoi se ka nje reagim pozitiv dhe shprehu besimin se qe ne oret e ardhshme do te jepen edhe kontributet perkatese nga secili vend. Pyetjes se cilat ishin kerkesat me emergjente te qeverise shqiptare ministri Haxhinasto iu pergjigj duke thene se kerkesat me emergjente per momentin jane varkat e vogla per shperndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve mjekesore por gjithashtu dhe gjithcka tjeter qe ben te mundur strehimin dhe kalimin normal te kesaj situate te veshtire qe mund te jene cadrat apo pajisjet e tjera. Ne lidhje me ndihmat dhe kontributet qe priten Ministri Haxhinasto tha se ato do te vijne nga vendet anetare te NATO-s kryesisht ne nivelin bilateral.
Zbarkojne ne Rinas ndihmat e para nga Italia
Ambasada Italiane ne Tirane njoftoi dje se Qeveria italiane i pergjigj menjehere kerkeses per ndihme te Autoriteteve shqiptare per perballimin e emergjences ne Qarkun e Shkodres. Departamenti i Mbrojtjes Civile ne bashkerendim me Ministrine e Puneve te Jashtme dhe me Kryqin e Kuq italian ka urdheruar dergimin e menjehershem te ndihmave te emergjences. Ne bashkepunim me Autoritetet kompetente shqiptare ndihmat do te transportohen menjehere ne Qarkun e Shkodres per shperndarjen e tyre. Behet fjale vetem per karvanin e pare me ndihma pasi ne ditet e ardhshme do te vijojne ngarkesa te tjera me ndihma njofton Ambasada Italiane ne Tirane.
5 maunet me ndihma nga Italia 25 ton mallra ushqimore 5 ton veshje dhe pajisje kunder shiut 4 ton produkte per higjienen vetjake.
Forcat operacionale te Turqise dhe Greqise ne zonat e permbytura/Nga Turqia mberriten dje qe ne oret e para te mengjesit mberriten dy helikoptere me personale ushtarak dhe mjekesor. Po ashtu edhe Greqia dergoi helikoptere ndersa nga Italia ka nisur ardhja e ndihmave. Kesisoj Greqia Italia dhe Austria jane vendet e para te BE qe i jane pergjigjur menjehere kerkeses se Shqiperise per ndihme ne menaxhimin e situates se rende te shkaktuar nga permbytjet ne qarkun e Shkodres. Sot ne mengjes kane mberritur nga Turqia helikoptere transporti per evakuimin e popullsise ne zonat e izoluara nga permbytja. Nje pakete e menjehershme ndihmash ka mberritur edhe nga Kosova.
Nderkohe kane arritur helikoptere me kapacitete te medha qe te lehtesojne dhe punen e ushtrise shqiptare edhe punen e policise per te mbeshtetur banoret qe jane ne veshtiresi. Realisht ka edhe nje reagim te vendeve jo anetare te NATO-s te cilet jane shprehur te gatshem per te qene prane autoriteteve shqiptare ne betejen e eger me forcat e natyres.
Spanja 150 mije euro ndihme per permbytjet ne Shqiperi/Perpos problemeve te brendshme financiare qeveria Spanjolle ka miratuar 150 mije euro ndihme per zonat e permbytura ne Shqiperi. Lajmi eshte bere i ditur nga ambasada spanjolle ne vendin tone. Pas apelit te dy diteve me pare te qeverise shqiptare kryeministrit te vendit Sali Berisha ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto dhe ministrit te Mbrojtjes Arben Imami eshte bere e mundur qe nje sere vendesh te NATO-s ne te cilen vendi yne militon prej 2 vitesh ti vijne ne ndihme Shqiperise dhe banoreve te prekur nga permbytjet ne veri-perendim. Gjithashtu vendet e tjera si Turqia Greqia dhe Italia kane formalizuar tashme ndihmen e tyre drejt Shqiperise kryesisht ne helikoptere dhe ndihma te tjera ushqimore dhe veshmbathje.