Konventa e LSI: Meta të vijojë negociatat me Berishën
Duke vlerësuar me përgjegjësi të lartë politike rezultatin e zgjedhjve të 28 Qershorit dhe nevojën për të krijuar një qeverisje me bazë të gjerë që t’u shërbejë gjithë shqiptarëve; Me bindjen se, situata ekonomike dhe politike në vend kërkon evitimin e krizave politike apo të zgjedhjeve të reja të parakohshme;
Me mirëkuptimin e përbashkët për t’u angazhuar dhe realizuar një proçes reformimi real të sistemit tonë institucional dhe zgjedhor për të konsoliduar demokracinë dhe shtetin e së drejtës;
Me përgjegjësinë e realizimit të detyrimeve kombëtare për të përshpejtuar proçesin e integrimit evropian, dhe veçanërisht realizimin e lëvizjes së lirë të shtetasve; si dhe për të ndikuar pozitivisht në zbutjen e polarizimit ekstrem social si rezultat i politikës konfliktuale”-ishin arsyet kryesore që e çuan Konventën e kësaj partie për të marrë një vendim të tillë.