E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Kodi, partitë jo në minutën e fundit

Debati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i paraprin politikës në debatin për Kodin e ri Zgjedhor. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, u bën thirrje forcave politike të mos i lënë ndryshimet e kodit në minutën e fundit, por të nisin sa më parë punën. Amendimi i ligjit të zgjedhjeve, i cili pritet të ndodhë në sesionin e ardhshëm parlamentar, pritet të sjellë debate mes forcave politike, por do të orientojë edhe dy forcat më të mëdha politike drejt përgatitjes së strategjive për mënyrën kur dhe si do të kryen këto amendime. “Ndryshimet thelbësore në rast se do të ndodhin, duhet të ndodhin në kohë, shumë shpejt në krahasim me datën e zgjedhjeve. Po unë nuk besoj se do të ketë ndryshime thelbësore, pasi në përgjithësi ndryshimet thelbësore, nuk janë të këshillueshme të ndodhin shpesh. Patëm një ndryshim thelbësor në kodin e ri, i cili ndryshoi totalisht sistemin zgjedhor në Shqipëri. Kështu që, unë pres të ketë ndryshime cilësore për të riparuar ato që praktika ka treguar se mund të jenë më mirë”, thotë Ristani. Demokratët, nga ana tjetër, përkrahin idenë e komisionerëve të përhershëm dhe të depolitizuar. Sekretari i grupit parlamentar të PD-së, Eduard Halimi, tha dje se “ky është problemi që ka Partia Socialiste, me komisionerët. Sigurisht, mund të jetë kjo një zgjidhje dhe është një zgjidhje interesante, sepse del jashtë komisioneve bipartizane”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›