E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi krijon agjenci për monitorimin e gjykatave

Konfindustria

Konfindustria njoftoi dje se, në bashkëpunim me institucione të specializuara ndërkombëtare të fushës është duke përgatitur një plan veprimi për krijimin e Agjencisë së Vëzhgimit të Sistemit të Drejtësisë për Konkurrueshmërinë e Bizneseve (AVDKB).

“Vendimi u mor duke u mbështetur në ankesat e shumta nga bizneset, për dukurinë tërësisht të papranueshme dhe shkatërruese në afatgjatë për ekonominë e vendit, që përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe sidomos të gjyqësorit me vendimet e tyre jo profesionale ose subjektive po cenojnë rëndë barazinë në treg të bizneseve, duke u përdorur si mjet në duart e njërës palë për të dëmtuar konkurrentët e tyre në treg”, deklaroi administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku. Sipas tij, dukuria problematike, del se është e pranishme në të gjitha gjykatat e rretheve të vendit ku Tirana zë numrin kryesor. Referuar projektit, agjencia do të marrë në shqyrtim çdo ankesë të bizneseve lidhur me vendime të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, që kanë lidhje me konkurrueshmërinë, duke ua përcjellë institucioneve shtetërore si Presidenti i Republikës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë etj. Konfindustria gjykon se një sistem gjyqësor i korruptuar dhe joprofesional, jo vetëm godet me pasoja të pallogaritshme biznesin, por njëkohësisht në thelbin e tij është varrosës i vetë shtetit demokratik.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›