Celentano Storybiografia e paautorizuarAdriano Celentanos
ITALI- Në tregun italian pritet të dalë këto ditë biografia e artistit të madh Adriano Celentano shkruar nga nipi i tij, e cila ka patur prenotime të jashtëzakonshme në adresat e internetit. Edhe pse nuk është një biografi e paautorizuar nga vetë Celentano, fakti që libri është shkruar nga njëri prej nipërve të tij të preferuar Bruno Perini, ka ngjallur një interes të madh tek italianët.
Biografia nis me shpërthimin e ndodhur në shkollën fillore nga ana e aleatëve, ku humbën jetën disa nga shokët e fëmijërisë së Adrianos , i cili nuk kishte vajtur atë ditë në shkollë.
Sipas kujtimeve të motrës së tij, deri në adoleshencën e vonë Adriano ishte i vetmi që nuk këndonte në familje. Por ishte rryma muzikore që tronditi botë, rroku, ajo që përfshihu të riun dhe që shumë shpejt e ktheu nga Adrianon e familjes në Celentanon e gjithë Italisë.
Si personazh fenomen që do të ndryshojë në mënyrë radikale mënyrën e të bërit muzikë, televizion dhe komunikim, celentano do të formohej në verën e vitit 1959 kur në radio do të transmetohej kënga që cmendi të rinjtë dhe mërziti prindërit konservatorë “Il tuo Bacio e come u rock”.
Ai nuk ka qenë asnjëherë i turpshëm, dhe në libër vijnë momentet komike kur Adriano përpiqej me cdo kusht të largonte të dashurit e motrave që nuk i pëlqenin duke i vendosur në situata nga më qesharaket.
Në Biografi përmendet një peng i Adrianos, për mospërfundimin e albumit mes tij Minës dhe Batistit për shkak të disa kontradiktave të vogla.
Një biografi që premton një tjetër rrëfim nga afër të historisë së deritanishme të personazhit me të dashur italian të shekullit të 20.
(e.n/news24/BalkanWeb)