Krijohet Agjencia për ankesat e biznesit ndaj gjyqësorit
Lajmi është bërë i ditur nga Konfindustria, e cila ka marrë këtë vendim mbështetur në ankesat në shtim nga bizneset për dukurinë tërësisht të papranueshme dhe shkatërruese në afatgjatë për ekonominë e vendit, qe përfaqësues te sistemit te drejtësisë dhe sidomos të gjyqësorit me vendimet e tyre jo profesionale dhe subjektive po cenojnë rendë barazinë në treg.
“Agjencia, do të marrë në shqyrtim çdo ankesë të bizneseve lidhur me vendime të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, që kanë lidhje me konkurueshmërinë. Pas vlerësimit nga trupa te specializuara te pavarura dhe krijimit te bindjes, se vendimi është në shkelje të ligjit, Agjencia do të përcjellë çdo rast shoqëruar me arsyetimin profesional përkatës për ndjekje te mëtejshme pranë institucioneve shtetërore si Presidenti i Republikës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, etj. si edhe përpara opinionit publik”, thuhet në njoftim.