E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Opozita e maxhoranca nuk gjetën gjuhën e përbashkët

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani deklaroi në Tiranë se fletët e votimit të zgjedhjeve të përgjithshme do të asgjesohen duke filluar nga 10 janari. Zoti Ristani tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se KQZ-ja i dha partive kohën e mjaftueshme të gjenin një kompromis mbi hetimin e tyre, por ato nuk gjetën dot mirëkuptimin.
 

Tani afatet për organizimin e zgjedhjeve vendore janë ngushtuar mjaft, tha zoti Ristani dhe për KQZ është detyrim ligjor pastrimi i kutive të votimit dhe organizimi i zgjedhjeve të 8 majit.
 

Ai u bëri thirrje partive politike që të bashkëpunojnë ngushtë me KQZ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›