E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shtypi slloven”: Vizat? Gjermania kërcënon Ballkanin

Gjermania mund të rivendosë regjimin e vizave për vendet e Ballkanit, për shkak të fluksit të kërkesave për azil që ka pasur nga shtetas serbë dhe maqedonas. Lajmin e bën të ditur e përditshmja sllovene “Dello”, sipas të cilës qeveria gjermane druhet se heqja e vizave edhe për Shqipërinë dhe Bosnjën mund ta rrisë këtë fluks. “Në 11 muajt e parë të vitit 2010, në Gjermani kanë kërkuar azil 4218 shtetas të Serbisë dhe 2319 shtetas të Maqedonisë”, shkruan gazeta, duke iu referuar një raporti gjerman. Sipas këtij burimi, shumica e azilkërkuesve nuk i plotësojnë kërkesat për marrjen e azilit, që janë kryesisht përndjekja politike, fetare apo etnike. “Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joakim Herman, duke përmendur këta shembuj të keqpërdorimit të kërkesës për azil, ka kërcënuar me rivendosjen e vizave”, shkruan më tej gazeta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›