Pushimet verore boshatisin selinë e PS-së
Socialistët, ashtu si edhe shumica e politikës shqiptare, kanë marrë pushimet e verës. Ndonëse në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare u vendos që gjatë muajve korrik dhe gusht të bëhej analiza zgjedhore dhe ajo e veprimtarisë së partisë gjatë këtij viti, selia rozë dje ka qenë thuajse e boshatisur. I vetmi që i ka qëndruar besnik asaj ka qenë kreu i
i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili ka mbërritur që në mëngjes në parti dhe është larguar prej andej para mesditës. Gjithashtu në parti ka qenë edhe sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade. Të gjithë deputetët e tjerë ose drejtuesit e lartë të partisë nuk janë dukur në parti, ndërsa mësohet se shumica e tyre i janë drejtuar detit apo vendeve të tjera të pushimit. Në seli dje si rrallë herë ka munguar edhe kreu i saj Edi Rama.