E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Partitë politike shkelen afatet për KZAZ

KQZ ka lëshuar sot kritika ndaj partive të cilat brenda 27 marsit duhet të kishin dorëzuar propozimet për KZAZ, konstituimi i të cilave dështoi këtë të mërkurë. Sipas Ristanit partitë politike kanë shkelur afatet duke bllokuar procesin zgjedhor. 

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lëshon alarmin SOS për komisionet që do menaxhojnë zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i KQZ-së Arben Ristani, rezervoi kritika të mëdha për partitë të cilat brenda datës 27 mars duhet të kishin dorëzuar propozimet për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, konstituimi i të cilave dështoi këtë të mërkurë. Sipas Ristanit partitë politike kanë shkelur afatet duke bllokuar në këtë mënyrë procesin zgjedhor.
“Kemi të bëjmë me shkelje të ligjit nga forcat politike për momentin e prurjes së propozimeve të cilat duhet të ishin sjellë 15 ditë përpara dhe nuk janë sjellë. Në datën 28 ne kemi pasur detyrim ligjor nën KZAZ-të, të ndodhur në këto kushte bëj një apelk të fortë drejtuar partive politike dhe organizatave partnere të vendit dhe ndërkombëtare të cilat kanë impakt në zgjedhje për të bërë të ditur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e vazhdueshëm që ka pasur KQZ-ja për organzimin e zgjedjve brenda standarteve të kërkuara”- tha Kreu i KQZ-së Arben Rustani.
Ndër të tjera Ristani tha se “ne po punojmë që me këto zgjedhje ti hapin rrugën Shqipërisë drejt Europës dhe ajo qe po na ndodh është se KQZ braktiset dhe lihet vetëm në rrugën e tij drejt realizimit të qëllimit final. Ne nuk mund të realizojmë detyrat tona në rast se partitë politike që janë komponenti kryesorë i këtij procesi nuk realizojnë detyrimet e tyre ligjore”- tha Ristani.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjoncaj i cilësoi vonesat e porpozimeve si thjesht teknike.
“Unë besoj se koha ka qenë armiku kryesor i këtij procesi dhe jo dëshira. Nga ana e Oartisë Socialiste as ka pasur dhe as do të ketë deri në datën 28 qershor dëshirë për të bojkotuar procesin që kanë lidhje me këto zgjedhje. Këtu bëhet fjale vetëm për çështje teknike të mungesës së kohës sot për nesër është e pamundur për t’ju përgjigjur”- tha Gjoncaj. m
Në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme, KQZ vendosi datën 2 prill për fillimin e konstituimit të KZAZ-ve në rrethe dhe datën 3 prill për konstituimin e KZAZ-vë në Tiranë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›