“Liberalizimi i vizave” Leigh, Berishës: Varet nga reformat
Drejtori i përgjithshëm i zgjerimit të BE, Leigh deklaroi se liberalizimi i vizave varet nga ecuria e reformave. Gjatë një takimi me kryeministrin Berisha, Leigh theksoi se pavarësia e gjyqësorit dhe siguria e dokumentave janë thelbësore për zgjedhjet.
TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot në një takim zyrtar drejtorin e përgjithshëm të zgjerimit të BE, Leigh, i cili i bëri të ditur kreut të ekzekutivit se liberalizimi i vizave varet nga ecuria e reformave në vend. Leigh konsideron si thelbësore cështjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe sigurinë e dokumentave të domosdoshme për zgjedhje sipas standardeve. Ndërkaq Leigh ka përgëzuar Berishën për hyrjen në fuqi të MSA-së me BE, të cilën e konsideroi si hapin e fundit kontraktual.
“Pas MSA-së, mund të hidhen hapat e tjerë drejt integrimit” deklaroi drejtori i përgjithshëm i zgjerimit të BE.
Ndërkohë kryeministri Berisha ka siguruar Leigh për zgjedhje të lira e demokratike duke kërkuar nga këshilli i Evropës, dërgimin e një numri të madh vëzhguesish, në zgjedhjet e 28 qershorit.
Ndër të tjera kreu i qeverisë ka deklaruar se Shqipëria do të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme për përmbushjen e procesit të aplikimit të vendit kandidat në BE.
(e.n/balkanweb)