E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, mbyllet orari zyrtar, por ka ende votues

Qëndrat e votimeve të cilat filluan nga puna në orën 07.00 në të gjithë vendin mbyllen në orën 19.00 sipas kodit zgjedhor. 47% e qytetarëve kanë votuar në komuna, ndërsa 43% ka qënë pjesmarrja në qytete. Sipas rezultatit paraprak rezulton se kanë votuar 6 mijë votues më shumë se në vitin 2009.
 

Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 56 subjekte zgjedhorë, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të djathtë, "Aleanca për Qytetarin", i cili përfshin 22 parti dhe një koalicion i spektrit të majtë "Aleanca për të Ardhmen", që grupon 23 parti.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›