Ristani :Të justifikojnë mungesat, ndryshe shkarkohen
21/01/2011 Anëtarët e opozitës në KQZ ribojkotojnë mbledhjen
Anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë munguar sërish në mbledhjen e radhës të zhvilluar dje nga KQZ-ja, ku u diskutua për miratimin e modelit të kërkesës ankimore për ankimin në rrugë administrative të vendimeve të KZAZ-së dhe KQZ-së në KQZ. Mungesa e anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste, në tri mbledhjet e fundit të zhvilluara nga institucioni më i lartë zgjedhor në vend, ka shqetësuar kolegët e mazhorancës në këtë komision, të cilët i kërkuan arsyen e mungesës së tyre kryetarit Arben Ristani, se “pse këta anëtarë nuk janë të pranishëm në tri mbledhje radhazi në punimet e KQZ-së”.
Shkresa e Ristanit
Nga ana tjetër, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, duke iu përgjigjur kështu dhe shqetësimit të paraqitur nga Osmanaj, njoftoi se i ka vënë në dijeni anëtarët që nuk janë paraqitur prej tri mbledhjesh radhazi me anë të një shkrese, ku i ka kërkuar zyrtarisht arsyet e kësaj mungese nga ana e tyre. “Sigurisht që është e rëndësishme që kolegët të jenë prezent. Ne jemi shprehur dhe në disa mbledhje rresht, ku me të vërtetë kemi kërkuar me domosdoshmëri kontributin e tyre. Ata dhanë patjetër një kontribut të spikatur në mbledhjen e fundit, ku u miratua buxheti i institucionit, por përsëri kemi nevojë për ta. Unë kam komunikuar zyrtarisht me anë të një shkrese, ku i kërkoj zyrtarisht të më njohin me shkaqet e mungesës. Menjëherë sapo të marr përgjigjen, do jua vë në dispozicion”, iu përgjigj Ristani shqetësimit të parashtruar në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, nga anëtari Hysen Osmanaj.
Mungesa
Sipas anëtarit Hysen Osmanaj, i cili justifikoi mungesën e anëtarit Pandeli Varfri, pasi, sipas tij, ai ishte i sëmurë. Ndërsa për mungesën e dy anëtarëve të tjerë, Osmanaj tha se ata kanë shkelur Kodin Zgjedhor, dhe më konkretisht Nenin 18, pikën 1/e, ku përcaktohet qartë nga kodi dhe shkarkimi para kohe i anëtarit të KQZ-së. “Më shqetëson mungesa e kolegëve të opozitës. Unë mund të them që është shkelur Kodi Zgjedhor, konkretisht Neni 18. Kështu që do ju lutem, zoti kryetar, që të marrësh një informacion mbi arsyen pse mungojnë kolegët, pasi unë për vete nuk i di shkaqet e mungesës së tyre”, u shpreh Hysen Osmanaj.
Shkarkimi i parakohshëm
Në Nenin 18, pika 1/e thuhet se “nëse anëtari i KQZ-së mungon pa shkaqe të arsyeshme, në dy mbledhje radhazi të KQZ-së, ose në periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë, kërkohet shkarkimi i tij”. Duke qenë se këta anëtarë nuk kanë paraqitur akoma një justifikim të arsyeshëm për mungesën e tyre të përsëritur, Kodi Zgjedhor e detyron kryetarin e KQZ-së, Arben Ristanin, që të dorëzojë një kërkesë për shkarkimin e këtyre anëtarëve pranë Kuvendit.
Punimet e KQZ-së
Në mbledhjen e djeshme, Komisioni Qendror i zgjedhjeve miratoi me 4 vota “pro”, duke qenë se tre anëtarët e opozitës sishin të pranishëm në projektvendimet “Për miratimin e modelit të kërkesës ankimore për ankimin në rrugë administrative të vendimeve të KZAZ-së dhe KQZ-së në KQZ”. Gjithashtu u bë dhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e modelit të regjistrit të ankimeve zgjedhore për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të vitit 2011”, si dhe u shqyrtua projektvendimi “Për miratimin e rregullave për hedhjen e shortit për caktimin e anëtarëve të KQZ-së që relatojnë kërkesat ankimore të regjistruara në KQZ”.
Kundërpërgjigjja e nënkryetares
Subashi: Jam në dijeni të shkresës, por nuk e kam lexuar
Zëvendëskryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, e kontaktuar me telefon pasditen e djeshme nga gazeta “Metropol”, në lidhje me mungesën e saj gjatë tri mbledhjeve të fundit që KQZ-ja ka zhvilluar, konfirmoi se është në dijeni të shkresës së dërguar nga kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, por për të cilën zonja Subashi nuk dha asnjë prononcim mbi këtë shkresë, pasi, siç pohoi ajo, ende nuk është njohur zyrtarisht me shkresën e Ristanit. “Përderisa unë prej ditësh nuk ndodhem në zyrën time, nuk mund të jap ndonjë përgjigje zyrtare, pasi akoma nuk jam njohur saktësisht me kërkesat që paraqiten në shkresën e dërguar nga kryetari Ristani”, theksoi Subashi. “Por mund tju pohoj, shtoi ajo, se sekretarja ime më ka njoftuar se ka ardhur një shkresë nga kryetari i KQZ-së, por të cilën akoma nuk e kam lexuar. Kështu që nuk mund tju përgjigjem pa u njohur më parë me brendinë që trajtohet në shkresën që zoti Ristani më ka dërguar mua personalisht.” E pyetur në lidhej me atë çka përcakton Kodi Zgjedhor, konkretisht Neni 18 i tij, pika “e”, për shkarkimin para kohe të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zëvendëskryetarja Subashi nuk dha detaje mbi mungesat e saj në mbledhjet e KQZ-së, por për të cilat ajo tha se i ka mungesa të justifikuara. “Por këto justifikime nuk mund tjua them juve, pa vënë në dijeni më parë kryetarin Ristani”, u shpreh Subashi pasditen e djeshme për “Metropol”, në lidhje me “bojkotin” e opozitës, që përfaqësohet në institucionin më të lartë zgjedhor në vend.
Bojkoti
Anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë bojkotuar për herë të tretë radhazi në mbledhjen e djeshme të institucionit më të lartë zgjedhor në vend, pas bojkotit në mbledhjen e kaluar, ku u miratua buxheti i zgjedhjeve vendore të 8 majit, si dhe mbledhjes së të mërkurës, ku u përcaktua anëtari i shtatë i KZAZ-së. Bojkoti i përfaqësuesve të Partisë Socialiste parashikon që kryetari i KQZ-së të marrë masa ndaj anëtarëve të këtij komisioni, duke i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e tyre. Më pas Kuvendi merr një vendim, në bazë të kodit, pas propozimit të KQZ-së, për shkaqe të parashikuara në shkronjat “a” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, pra Nenit 18. Nga ana tjetër, KQZ-ja është e detyruar të fillojë procedurën për propozimin e shkarkimit jo më vonë se 5 ditë nga marrja dijeni për shkakun. Në rastet e tjera të pikës 1 të këtij neni, anëtari i KQZ-së lirohet me vendim të Kuvendit, pas njoftimit nga ana e KQZ-së. Pavarësisht mungesës, KQZ ka marrë vendimin mbi anëtarin e shtatë të KZAZ-së. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, në lidhje me mungesën e anëtarëve të KQZ-së në mbledhjet e këtij komisioni, “vendimi i tyre është qëndrim politik”, dhe se këta anëtarë mësohet se nuk kanë dorëzuar pranë kreut të KQZ-së, Arben Ristani, asnjë justifikim të arsyeshëm për mungesën e tyre në mbledhjen e djeshme.
Ceremonia
Haxhinasto dhe Naço betohen në Presidencë
U zhvillua paraditen e djeshme në Presidencë ceremonia e betimit të zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço. Betimi i emrave të ri në qeverinë “Berisha” vjen pas miratimit që Kuvendi u bëri ndryshimeve në qeveri ditën e hënë. Ndryshimet në qeveri erdhën pas dorëheqjes së zv.kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, zotit Ilir Meta, për ti hapur rrugë kështu hetimit të videos së përgjimit nga organet e drejtësisë. Të hënën që kaloi, seanca e parë për vitin 2011 u zhvillua në një klimë tensioni mes përfaqësuesve të opozitës në parlament dhe Kryeministrit Berisha. Ndërsa për video-përgjimin “Meta- Prifti”, Presidenti Topi është shprehur se “i takon në këtë moment vetëm Prokurorisë që të analizojë, të hetojë dhe të bëjë transparencën. Përderisa Prokuroria është futur në këtë çështje që të bëjnë transparencë, sepse është detyrim edhe i këtij institucioni për të bërë transparencë me publikun nëpërmjet mediave”.