Ristani Vendimi i Kolegjit Zgjedhor tentative per te demtuar procesin zgjedhor
Lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka deklaruar se po përdoren praktika për të zvarritur ose shtyrë procesin. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e vendimit të KQZ-së për formën e fletëve të votimit është një tentativë për të dëmtuar proçesin zgjedhor. Kryetari i Komisionit Zgjedhor Arben Ristani gjatë mbledhjes së radhës, deklaroi se shtyrja e kërkesës është bërë për të vënë në vështirësi KQZ-në dhe për të shtyrë proçesin. Kjo çështje u shoqërura me debate në mbledhje.
Diskutime pati gjithashtu edhe për emërimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votive, i cili sipas rregullit i përket PBDNJ-së e cila ka vetëm një deputet në parlament. Sipas Dëshira Subashit, për të zgjidhur këtë çështje, duhet ti drejtohen parlamentit.
Komisioni Qëndror Zgjedhor gjithashtu miratoi edhe fondin për fushatën prej 650 milion lekësh .50 përqind të shumës e përfitojnë tre partitë më të mëdha që janë PD,PS dhe LSI, ndërsa 50 përqindëshin e mbetur e përfitojnë partitë e tjera.