Meta Ne 8 maj Pogradeci ndahet nga betonizimi
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i Pogradecit Fatbardh Kadili ka prezantuar sot në mesditë kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”z, Luan Topçiu.
Në fjalën e tij kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” duke kërkuar votën e qytetarëve të Pogradecit u shpreh, - se qyteti i Pogradecit ka nevojë për një administrim te ri, ka nevojë për një menaxhim i cili do do të ketë në plan të parë qytetarin dhe jo kryetarin.
“ Investime të jashtëzakonshme ka bërë qeveria shqiptare në bashkëpunim me donatorë të huaj për ti dhënë zgjidhje përfundimtare problemeve të jashtëzakonshme që ka pasur ky qytet por ju jeni dëshmitar se fondet janë shpërdoruar duke qepur dhe shqepur pa fund rrugët e këtij qyteti. Sa herë kaloj në shëtitoren që është në të dalë të qytetit për Buçimas mendoj se si mundet që një kryetar bashkie të bëjë një rrugë të tillë ku e keni parë se ai ajo është ndarë në një mënyrë kaq primitive, sa edhe një analfabet nuk mund të bënte kurrë një gjithë të tillë, aq më tepër në një qytet si Pogradeci. Nuk ka më nevojë Pogradeci për zhvillime të tilla spontane kuturu thjesht për të hedhur ca lekë atje dhe për të dhënë ca tendera diku. Pogradeci ka nevojë për vizion. Ne e dimë, se jo vetëm në Pogradec, po kudo qytetarin nuk mund ta bëjë një njeri ik vetëm sa do i aftë të jetë ky kryetar. Por vizioni që ai përfaqëson është shumë i rëndësishëm. Ndërsa këtu te i thuhet qytetarëve na jepni vota që të zgjidhemi dhe të zihemi me qeverinë. Kjo është gjëja më absurde që mund të dëgjohet dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrat e funksionet e pushtetit vendor dhe kryetarëve të bashkive”, është shprehur kreu i LSI-së.
Më tej duke mbetur në këto argumenta ai tha, se ne duhet të punojmë së bashku për qytetin tonë, sepse sot në këtë qytet nuk ka më shpres sepse ajo është e betonizuar. Qyteti i Pogradecit nënvizoi z. Topçiu,është një nga qytetet më të varfra në Shqipëri por ka një kryetar bashkie më të pasur vend.