E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani emeron Bashen kryebashkiak Ne kuti me shume vota se sa votues

KQZ ka mbyllur pas 15 ditesh telenovelen e zgjedhjeve ne Tirane duke ndryshuar ne tavoline rezultatin por duke bere nje gabim trashanik ne perllogaritje. Sipas shifrave zyrtare te KQZ-se ne Tirane ka me shume vota ne kuti se sa njerez qe kane votuar. Diferenca eshte jo e vogel por 870 vota me shume se sa votues nje shifer kjo qe mund te ndryshoje disa here rezultatin e zgjedhjeve. Edhe ne zerin e votave te pavlefshme ka nje mosperputhje kete here me 238 vota.

Rasti i pare

Ne oren 23.00 kryetari i KQZ-se Arben Ristani hodhi ne votimin miratimin e rezultatit te ri pas ndryshimeve te bere nga kater anetaret e mazhorances. Me gjithe kundershtimet e opozites vendimi u miratua me kater vota pro dhe dy kunder. Sipas tij rezultati i ri i zgjedhjeve ne Tirane eshte Edi Rama 124705 vota Lulzim Basha 124786 vota dhe Hysni Milloshi 1394 vota. Sipas KQZ-se kandidati Lulzim Basha ka marre 81 vota me shume se sa kandidati Edi Rama.

Ne shpejtesi per te nxjerre nje rezultat ku fitues eshte kandidati i djathte Lulzim Basha kater anetaret e KQZ-se dhe administrata e institucionit kane perpiluar nje tabele me shifra duke detajuar gjithcka per zgjedhjet e 8 majit. Sipas shifrave zyrtare te KQZ-se ne Tirane kane votuar 256507 njerez. Sipas shifrave zyrtare te KQZ-se ne kutite e votimit te Tiranes jane gjendur 257377 vota. Diferenca 870 vota me shume se sa votues. Dy prej anetareve te KQZ-se dhe perfaqesuesit e opozites kerkuan qe te shihnin tabelat perfundimtare te rezultateve te bera nga KQZ por pergjigjja e Ristanit ishte negative. Sipas tij duhej miratuar rezultati dhe kaq

Shpejtesia e hartimit te shifrave ka nxjerre ne pah edhe nje tjeter mosperputhje ndermjet numrit te votave te gjetura ne kuti dhe numrit te votave te pavlefshme. Diferenca mes ketyre shifrave eshte 238 vota me shume. Kjo shkaktoi edhe debate ne mbledhjen e KQZ-se

Njazi Kosovrasti ..Votat i vleresuam dhe i lame aty ku i gjetem. Informacionin se ku i gjetem u tha dhe u fiksua. Fakti qe ne ate kuti numri del 1 ose 2 numra me teper se fletet e votimit dime qe nuk eshte bere ndonje manipulim. Kjo eshte ne vemendje te gjithe e dine shume mire se cfare eshte bere. Asgje ska ndodhur. Shifrat rakordojne qe te gjitha dhe ska as te voglin shqetesim.

Eridjan Salianji Shifrat thone ne tabelen permbledhese 256557 vota vota te vlefshme - 257615 257367 flete ne kuti. Nese keto shifra do te ishin te sakta ata duhet te rakordonin. Jane 238 flete me shume se sa gjenden ne kuti te votimit. Ju po nxirrni nje rezultat nga vota te trafikuara nga bodrumet e KQZ-se.

Njazi Kosovrasti Loja e shifrave eshte nje genjeshter. Mos te krijojme konfuzion.

Eridjan Salianji Pra ketu solli ajo vendimmarrje solli ne kete ngaterrese shifrash. Nuk do te zgjateshe meqe spo duron mbylljen une po ta them eshte e vetmja KZAZ ne Shqiperi qe shpall nje rezultat me flete qe nuk dihet se si jane ne ato kuti. Nuk kundron. Kontrolli behet ne baze te ketyre 485 tabelave. Ju duke mos i plotesuar dot ato tabela e keni te pamundur sepse nuk mund te ndryshoni dot tabelat e grupeve te numerimit. Ky eshte nje akt nul. Ju i keni ndryshuar por si pasqyroni dot. Nuk ju korrespondon asnje shifer. Nese ju do te sillni 485 tabela nuk do tju dale kjo llogari.

Arben Ristani Po pusho dy minuta dhe do ta marresh vesh se ku do te dalim...

Eridjan Salianji Qe ke dal mis buzeqeshja keto dite e kemi kuptuar.

Idajet Beqiri Akoma si kemi te qarta shifrat. Staticienet e botes do te cuditen nga raporti qe kemi ketu qe megjithese kane votuar shqiptaret rezultati i votimit del i barabarte 50 me 50 ndersa diferenca e gabimit eshte 68 per Lulzim Bashen. Ju po lini njolle te madhe krimi ne keto rezultate qe po nxirrni. Ju them mbase eshte mire qe sot te kthjelloheni. Neser ketu jemi prape. Ju duhet tregonit paanshmeri jo sic u treguat 100 si anetar i Partise Demokratike.

Arben Ristani Kemi dy vjet qe kete kenge degjojme.

Genc Gjoncaj Kjo eshte e verteta...

Arben Ristani Kush eshte dakord te shpallim zotin Lulzim Basha si fitues i Bashkise se Tiranes Vendimi hyn ne fuqi menjehere. Palet mund te ankimojne kete vendim brenda tre ditesh. Kater pro. Miratohet.


Numri i zgjedhesve qe kane votuar 256507
Flete votimi te paperdorura 226205
Flete votimi te demtuara 1680
Flete votimi te gjetura ne kuti 257377
Vota te pavlefshme 6730
Vota te vlefshme 250885

Shperndarja e votave
Edi Kristaq Rama 124705
Hysni Jashar Milloshi 1394
Lulzim Xhelal Basha 124786
Gjithsej vota te vlefshme 250885

KQZ Basha fitoi zgjedhjet me 81 vota diference

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndryshoi ne tavoline rezultatin per Bashkine e Tiranes duke nxjerre tashme fitues kandidatin e Aleances per Qytetarin Lulzim Basha. Me kater vota pro dhe dy kunder KQZ ka emeruar Lulzim Bashen si kryetarin e ri te bashkise se Tiranes me nje diference prej 81 votash.

E gjithe mbledhja e djeshme u shoqerua nga debate e forta midis anetareve te KQZ-se dhe perfaqesuesve te opozites te cilet kerkuan anulimin e ndryshimit te rezultatit dhe shpalljen e tabeles perfundimtare ne perputhje me rezultatet e grupeve te numerimit dhe jo sipas tabelave te ndryshuara nga ana e KQZ-se.

Fillimisht u miratua tabelave permbledhese e njesise numer 5 per tu ndjekur me pas nga vendimi per tabelen perfundimtare. Per shkak edhe te nxitimit per miratimin e vendimit per te shpallur kandidatin fitues administrata e ketij institucioni ka ngaterruar edhe emrin e koalicionit ne te cilen i perket fituesi i ri i bashkise. Keshtu ne vendimin perfundimtar i cili u miratua rezulton sipas KQZ-se se Lulzim Basha i perket koalicionit te majte Aleanca per te Ardhmen.

Mbledhja e djeshme zgjati per rreth gjashte ore dhe pergjate saj dy anetaret e KQZ-se Artan Lazaj dhe Deshira Subashi kerkuan shpalljen nul te rezultatit. E njejta kerkese u be edhe nga perfaqesuesi i PS-se. Sipas tij Ristani nuk duhet te shpalle vendimin perfundimtar per Tiranen pasi KQZ eshte e paditur ne Gjykaten e Apelit dhe nuk mund te marre nje vendim per sa kohe qe eshte ne proces.

Ky eshte nje proces qe ka sjelle shkelje flagrante te Kodit Zgjedhor se ka ndryshuar tabelat e rezultateve eshte nderhyre pa procedure ankimore duke ndryshuar tabelat e rezultateve te Tiranes dhe duke ndryshuar vendimet e tyre. Vendimmarrja e deritanishme eshte marre me 4 vota pro pa kuorumin e percaktuar nga KQZ tha Gjoncaj. I menjehershem ka qene reagimi i kryetarit te KQZ-ase Arben Ristani i cili u shpreh se vendimmarrja e KQZ-se eshte vetem nje pasqyrim i realitetit duke vleresuar vullnetin e votuesit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›