Niazi Jaho Veprimet e KQZ te paligjshme dhe pa vlere juridike

Konstitucionalisti Niazi Jaho e ka vleresuar te gjithe procesin e zhvilluar gjashte ditet e fundit ne KQZ duke ndryshuar ne tavoline rezultatin e zgjedhjeve per Tiranen si nje veprim pa asnje vlere juridike. Duke i cilesuar vendimet e KQZ-se si jo ligjore dhe arbitrare Jaho shprehet ne kete interviste per Shekullin se veprimet e KQZ-se jane absolutisht te pavlefshme. Madje duhet thene se ne raste te tilla gjykata ska cfare te anuloje sepse qysh ne fillim ai do te ishte nul. Prandaj mendoj se gjykata do te konstatonte vetem pavlefshmerine e tij. Akte apo veprime te tilla nuk kane fuqi juridike- thote Jaho.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me kerkesen e disa anetareve te KZAZ-ve te Tiranes vendosi hapjen e kutive per te numeruar dhe vleresuar fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabuara dhe te cilesuara si te kontestuara. Zoti Jaho cili eshte mendimi juaj per kete ceshtje a eshte i bazuar ne ligj veprimi i KQZ-se
Kodi Zgjedhor ka caktuar rregulla te detyrueshme si gjate procesit te numerimit te votave edhe per shqyrtimin e ceshtjeve nga KQZ-ja. Nxjerrja e tabeles permbledhese te rezultatit te zgjedhjeve nga KZAZ-ja dhe nxjerrja e rezultateve nga KQZ-ja jane percaktuar ne nenet 122 dhe 123 te Kodit Zgjedhor. E shikoj te nevojshme te permend se per zgjedhjen e kryetarit dhe keshillit bashkiak te Bashkise se Tiranes KZAZ-ja miraton tabelen permbledhese te rezultateve te qendrave te votimit te njesise bashkiake perkatese ndersa kopja origjinale e tabeles permbledhese te rezultateve dhe tabelat e rezultateve per cdo qender votimi dergohen ne KQZ per te nxjerre rezultatin sipas nenit 123 te Kodit Zgjedhor. Kjo ndodh sepse ne Kodin Zgjedhor te miratuar ne Dhjetor te vitit 2008 nuk u parashikua KZAZ e vecante per Bashkine e Tiranes.
fare thuhet ne Kodin Zgjedhor per nxjerrjen e rezultatit nga KQZ-ja
Ne nenin 123 te Kodit Zgjedhor thuhet se KQZ-ja nxjerr rezultatin per zonen zgjedhore ne baze te rezultateve te nxjerra nga KZAZ-ja e zones perkatese. Tabelen permbledhese ajo e miraton me vendim jo me vone se 48 ore nga mberritja e te gjitha tabelave te zones zgjedhore. shte e drejte e KQZ-se qe te beje korrigjimet perkatese te shifrave duke u bazuar ne tabelat e rezultateve te qendrave te votimit.
Kur ky proces verifikimi ishte ne vazhdim domethene i paperfunduar dhe qe duhet te conte ne miratimin e tabeles permbledhese KQZ-ja pa marre ndonje vendim por duke u bazuar vetem ne kerkesat e disa anetareve te KZAZ-ve kaloi ne nje proces tjeter te paparashikuar ne ligj urdheroi hapjen e kutive per te verifikuar dhe vleresuar fletet e votimit te hedhura ne kuti te gabuara.
A mund te permendni shkeljet e vertetuara ne kete rast
KQZ-ja veproi ne kundershtim me nenin 123 te Kodit Zgjedhor sepse pa miratuar tabelen permbledhese per rezultatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes ndermori veprime te paparashikuara ne ligj. Nese do te miratonte tabelen permbledhese paleve te interesuara u lindte e drejta qe per kete vendim te ankoheshin ne KQZ sipas procedurave te parashikuara ne pjesen 10 te ketij Kodi ku behet fjale per ankimet administrative te komisioneve zgjedhore.
Ju me siper thate se pa miratuar ndonje vendim KQZ-ja hapi kutite e votimit per te verifikuar vleresuar dhe llogaritur ne rezultat edhe fletet e votimit qe ishin gjetur ne kutite e gabuara. A eshte i bazuar ky veprim
Fillimisht duhet thene se ky veprim u ndermor pa asnje vendim. Si rrjedhoje veprimi eshte arbitrar. E them kete sepse po te ekzistonte nje vendim i tille do te ishte bere i njohur do te zbardhej dhe publikohej. Ky qendrim permendet edhe ne raportin paraprak te fundit te OSBE/ODIHR-it. Por cfare vendimi mund te merrte KQZ-ja kur asnje dispozite e Kodit Zgjedhor dhe asnje akt nenligjor nuk e autorizonte ate te hapte kutite e votimit ne fazen kur duhej miratuar tabela permbledhese
Deri sa KQZ-ja nuk ka marre ndonje vendim a lejohet ankimi ne Kolegjin Zgjedhor
Po pala e interesuar mund te ankohet ne Kolegj neni 145/2 e Kodit Zgjedhor. Edhe pse nuk ka vendim ankimi mund te behej ndaj veprimit per hapjen e kutive. Edhe sikur te ishte marre nje vendim i tille ai do te ishte absolutisht i pavlefshem. Madje duhet thene se ne raste te tilla gjykata ska cfare te anuloje sepse qysh ne fillim ai do te ishte nul. Prandaj mendoj se gjykata do te konstatonte vetem pavlefshmerine e tij. Akte apo veprime te tilla nuk kane fuqi juridike.
Cili eshte mendimi juaj per fletet e votimit qe hidhen ne kutine e gabuar
Per kete shprehimisht nuk thuhet asgje ne Kodin Zgjedhor. Nese ligjberesi do te dinte qe edhe keto vota te vleresoheshin do te duhej te percaktonte proceduren qe do te ndiqej madje ajo duhej te ishte teper e qarte qe te mos krijonte asnje konfuzion apo keqinterpretim qe te mos lejonte asnje lloj zvarritje qe mund te linte shtigje per manipulim.
Ligjberesi ne fakt eshte kufizuar vetem ne ate qe thuhet ne piken 2 te nenit 106 te Kodit Zgjedhor se Zgjedhesi pasi del nga dhoma e fshehte e hedh fleten e votimit ne kutine perkatese. Indirekt dhe pa e shprehur ligjberesi ne kete menyre i ka thene zgjedhesit dhe e ka paralajmeruar ate se riskun do ta mbante vete nese fleten e votimit do ta hidhte jo ne kutine perkatese.
Tek ne jane bere disa zgjedhje. A eshte trajtuar ky problem Kodi Zgjedhor ka pesuar disa ndryshime. A eshte diskutuar ceshtja e fleteve te votimit qe mund te hidhen ne kutine e gabuar
Po tek ne jane bere disa zgjedhje. Kodi Zgjedhor i miratuar ne 2003-shin eshte ndryshuar ne 2004-en dy here ne 2005-en ne 2007-en ndersa ne Dhjetor te 2008-es u miratua Kodi i ri. Nuk di te jete diskutuar ceshtja e fleteve te votimit qe mund te hidheshin ne kutine e gabuar. I sigurt eshte fakti se ne te gjitha ndryshimet qe i jane bere Kodit Zgjedhor permbajtja e nenit ku thuhet se zgjedhesi duhet te hedhe voten ne kutine perkatese nuk ka ndryshuar. Edhe ne zgjedhjet e meparshme jane quajtur te pavlefshme flete votimi te hedhura ne kuti te gabuara.
fare ka bere KQZ-ja per te parandaluar raste te tilla
Mund te them se KQZ-ja eshte pajtuar me faktin se keto flete votimi duhet te konsideroheshin te pavlefshme. Ne te kundert mendoj se do te duhej qe ajo ta ngrinte kete problem para Kuvendit kur diskutoheshin ndryshimet ne Kodin Zgjedhor Janar 2007 dhe me pas ne vitin 2008 kur u miratua Kodi ne fuqi. Nuk e kuptoj perse KQZ-ja lidhur me kete ceshtje reagon dhe pozicionohet me kaq vonese dhe duke u bazuar vetem ne kerkesat e disa anetareve te KZAZ-ve kur dihet se vete ajo KQZ-ja qofte edhe ne menyre verbale ka udhezuar qe keto flete votimi te konsiderohen te pavlefshme pa permendur ketu spotet televizive
Vec kesaj nuk duam te besojme se KQZ-se nuk i ka terhequr vemendjen ajo pjese e raportit te OSBE/ODHIR-it date 5 Qershor 2007 lidhur me zgjedhjet e qeverisjes vendore te 18 Shkurtit 2007 ku midis te tjerave theksohet Ne Tirane u perdoren flete votimi me ngjyra afersisht te ngjashme per votime te ndryshme. Kjo coi ne pershtjellim dhe mund te kete sjelle nje numer te konsiderueshem fletesh votimi te hedhura ne kutine e gabuar te votimit duke i bere ato te pavlefshme shih raportin fq. 18.
Nga permbajtja e sipercituar mendoj se behet e qarte se OSBE/ODIHR-i nuk ka kontestuar legjitimitetin per cilesimin e ketyre fleteve votimi si te pavlefshme por ka shprehur shqetesimin qe ne zgjedhjet e tjera ky fakt te merret ne konsiderate qe ngjyrat e fleteve te votimit te mos jene afersisht te ngjashme qe ne kete drejtim mund te merreshin edhe masa te tjera.
Ne Kodin Zgjedhor behet fjale si per flete votimi te pavlefshme edhe per flete votimi te kontestuara. A mund te sqaroni permbajtjen e ligjit lidhur me cilesimet e mesiperme
Llojet e votave dhe kriteret per vleresimin e tyre jane percaktuar ne nenin 117 te Kodit Zgjedhor. Ne nenin 118 te Kodit ku behet fjale per vleresimin e votave gjate numerimit te tyre permenden rastet e votave te pavlefshme si dhe procedura e kontestimit te tyre. Per fletet e votimit te hedhura ne kuti te gabuara nuk thuhet gje as ne nenin 117 dhe as ne nenin 118.
Kjo do te thote se cilesimi i tyre te kontestuara nuk eshte i bazuar. Ne praktiken e zgjedhjeve dhe kryesisht gjate procesit te numerimit te votave fletet e votimit te hedhura ne kutine e gabuara jane cilesuar te pavlefshme jo ne kuptimin e nenit 117 te Kodit Zgjedhor por si vota te djegura. Ligjberesi sic permendem me lart eshte kufizuar me ate qe thekson neni 106 i Kodit Fleten e votimit zgjedhesi duhet ta hedhe ne kutine perkatese.
KQZ-ja nuk mund te marre atribute te legjislativit dhe te caktoje proceduren se si duhet te veprohet me fletet e votimit te hedhura ne kutine e gabuar. Aq me teper ku kjo behet pa miratuar asnje lloj vendimi. Kam mendimin se eshte e rende dhe domethenese shprehja e shefit te misionit te ODIHR-it zotit Stonestreet qe kur u pyet lidhur me kete ceshtje tha Deri ne momentin kur eshte shkruar raporti i fundit ne nuk e kemi vendimin perfundimtar te cilit mund ti referoheshim dhe me pas te dinim bazen ligjore.
Me siper thate se KQZ-ja ne kete faze nuk ka pasur te drejte te hape kutite Po me vone a mund te vendoste hapjen e tyre
Po por kjo eshte faza e ankimeve. Per kete behet fjale ne pjesen 10 te Kodit Zgjedhor dhe pikerisht ne nenin 138 te tij. Sipas kesaj dispozite me kerkesen e paleve ose kryesisht KQZ-ja mund te keqyre dokumentacionin zgjedhor dhe fletet e votimit mund te vendose vleresimin apo rinumerimin e votave te caktuara ndersa me kerkesen e dy anetareve te KQZ-se kryerja e veprimeve te mesiperme eshte e detyrueshme.
Mirepo kutite e votimit asnjehere nuk jane hapur per te vleresuar dhe llogaritur ne rezultat fletet e votimit qe jane hedhur ne kutine e gabuar te cilat vazhdimisht jane konsideruar te pavlefshme edhe nga vete KQZ-ja.