Ristani evakuim nga zyrat e KQZ me helikopter
TIRAN - Policia e Shtetit ka nje plan sekret per evakuimin e kryetarit te KQZ-se dhe personelit mbeshtetes nga godina e Pallatit te Kongreseve ku jane te vendosura zyrat dhe administrata e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Shekulli ka dokumentin qe provon se nje plan i tille eshte pergatitur nga Policia e Shtetit dhe eshte parashikuar te realizohet nga forcat e repartit elite te forcave speciale te Policise se Shtetit RENEA.
Planezimi dhe kryerja e tij eshte urdheruar nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj me 20 maj. Urdhri mban numrin 492 dhe eshte protokolluar pikerisht ne kete date ne disa nga drejtorite ne varesi te Drejtorise se Policise se Shtetit si Drejtoria e Forcave te Levizjes Operacionale dhe Operacioneve Speciale Drejtoria e Policise Rrugore Drejtoria e Policise se Qarkut te Tiranes Drejtoria e Policise se Rendit dhe Sigurise.
Urdhri i Burgajt mban titullin Pergatitja e planit te operacionit per evakuimin e personelit te KQZ-se.
Urdheroj Drejtuesit e drejtorise se forcave levizese operacionale dhe te repartit special RENEA te marrin te gjitha masat per kryerjen e studimit te plote te ambienteve te jashtme dhe te brendshme ku eshte vendosur KQZ dhe mbi bazen e ketij studimi te pergatitet plani i operacionit Per evakuimin e personelit te KQZ-se - thote ne urdhrin e tij te dates 20 maj kreu i Policise se Shtetit Hysni Burgaj.
Ne urdher kerkohet qe me se pari te njihet kryetari i KQZ-se me planin operacional te evakuimit dhe me tej sqaron se duhet te percaktohen edhe mjetet e transportit qe duhet te perdoren. Ne kete pike thuhet ne rruge tokesore dhe ajrore - duke percaktuar keshtu edhe perdorimin e helikoptereve. Ne shume raste RENEA perdor evakuimet me litar e madje keto te fundit jane me se te zakonshme per njesine elite.
Ne urdher nuk lihen pa permendur edhe detajet se cili do te jete personeli qe do te kryeje operacionin e deri te drejtuesit dhe zevendesit e drejtimit te operacionit ne planin perkates.
Drejtori Burgaj flet ne kete urdher edhe per armatimin dhe pajisjet speciale qe do te perdoren rruget e levizjes gjate afrimit dhe largimit mjetet e komunikimit dhe kodet qe do te perdoren.... Po ne kete pike kreu i Policise se Shtetit iu ka kerkuar strukturave ne varesi te tij edhe percaktimin e vendit ku duhet te akomodohet personeli i KQZ-se pas evakuimit. Ne pikat 2 3 4 kreu i Policise urdheron departamentet dhe drejtorite e tjera qe te marrin masat ne mbeshtetje te operacionit si drejtorine e Policise Rrugore te Drejtorise se Tiranes etj.
Ish-Kreu i Gardes Ky urdher djeg te gjitha etapat e vendimmarrjes ne situate emergjencash
TIRAN - Arjan Rugji ish- drejtues i larte i Policise se Shtetit dhe te Gardes se Republikes e ka quajtur dje per Shekullin urdhrin e para disa diteve te drejtorit te Pergjithshem te Policise si antiligjor te pabazuar dhe teresisht jashte kompetencave te tij.
Sipas Rugjit Drejtori i pergjithshem i Policise ka nxjerre nje urdher kunder te gjithe kompetencave qe atij i lejon dhe i adreson ligji. Rugji ne nje interviste te shkurter ka dhene argumentet e tij duke kundershtuar urdhrin e Burgajt si dhe duke e cilesuar ate deri edhe antiligjor.
Z. Rugji si ish-drejtues i Policise dhe i Gardes se Republikes si e cilesoni urdhrin e kreut te Policise per evakuimin e personelit te KQZ-se
Urdhri bazohet ne ligjin Per Emergjencat Civile por ne te kundert nga menyra se si eshte formuluar te jep idene se urdhri eshte formuluar dhe dhene per nje kohe kur ne fuqi duhet te jete nje vendim qe shpall gjendjen emergjences apo gjendjen e jashtezakonshme. Per me keq plani operacional te jep idene e nje evakuimi ne kohe lufte.
Aktualisht nuk ka asnje vendim te qeverise apo ligj te parlamentit per shpalljen e gjendjes se jashte zakonshme te emergjences civile e aq me pak te gjendje se luftes.
Perpara se te dal tek kjo mund te them se gjate ketyre diteve ka pasur angazhim te RENEA-s ne nje tubim apo proteste si dhe atyre te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte cka bie ndesh me misionin e tyre dhe vecanerisht te RENEA-s qe nuk ka mision garantimin e Rendit Publik por vetem zgjidhjen e situatave me elemente te armatosur dhe terroriste.
Misioni i RENEA-s eshte e cilesuar edhe ne emrin e saj qe do te thote se eshte Repart i Neutralizimit te Elementeve te Armatosur. Per se duhet qe RENEA te nderhyje ne nje operacion ku nuk ka persona dhe njerez te armatosur e aq me pak te nderhyje per te evakuuar njerez nga institucione te ndryshme shteterore
Ju thoni se nuk ka gjendje te jashtezakonshme per nje plan te tille. Duhet te kete nje situate per nje operacion te tille
Sigurisht. Po te lexoni edhe urdhri i kreut te Policise ka baze ligjore kryesore Ligjin e Emergjencave Civile. Ne kete rast mungon nje ligj apo nje vendim se paku per shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme. Ne rastin konkret nuk eshte kompetence e Policise te kryeje veprime te tilla dhe te shpalle dhe te cilesoje gjendje te jashtezakonshme apo te zakonshme. Me pare duhet te kete veprime nga institucione te tjera qe duhet te kryejne detyren e tyre dhe me pas ne fund ne se ka nje rrezik real vendos policia nese duhet te nderhyje apo jo.
Ky urdher jo vetem qe shkel ne menyre te hapur ligjin por eshte dhe teresisht i pabazuar. Mund te them se ai djeg te gjitha etapat e vendimmarrjes ne situate emergjencash.
Drejtori i Pergjithshem argumenton se jashte godines se KQZ-se ka pasur njerez qe protestojne...
Po nuk eshte Drejtori i Pergjithshem i Policise qe vlereson nese ka nje gjendje te jashtezakonshme apo jo pasi eshte jashte kompetences se tij. Nese ka nje tubim jashte zyrave te KQZ-se ai ka forcat e policise qe kryejne detyren. Ai nuk mund te beje shpallje te gjendjeve te tilla pasi nuk ka tager ligjor. Ky lloj evakuimi eshte nje planifikim sic ju thashe i parashikuar per nje situate lufte.
Ai plan aty perdoret per evakuimin e personaliteteve te larta shteterore si kryeministri zv.kryeministri Kryetari i Parlamentit Presidenti i Republikes Prokurori i Pergjithshem. As kryetari i KQZ-se as ndonje person nga personeli i KQZ-se nuk gezon atribute te tilla.
Po nese kerkohet futja e Gardes
Nese mund te jete perllogaritur apo kerkohet nderhyrja e Gardes se Republikes mund te them qe shkeljet ligjore jane akoma me te renda dhe me flagrante. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte hequr me ligj nga lista e institucioneve te cilat duhet te ruhen nga Garda e Republikes. Madje edhe kryetari i KQZ-se nenkryetari apo anetaret KQZ-se nuk mbrohen nga Garda e Republikes pasi edhe ata jane perjashtuar me ligjin e fundit te Gardes.
Vetem nese ka ndonje rrezik per sigurine kombetare duhet te mobilizohen te gjitha strukturat shteterore per realizimin e nje evakuimi qe parashikon mbrojtjen e institucioneve apo personaliteteve te larta shteterore. Ne rastin konkret nga menyra se si eshte organizuar ky plan operacional te le pershtypjen e nje rrembimi te anetareve te KQZ-se se sa evakuim i tyre per faktin se iu rrezikohet jeta.