E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Lulzim Basha, në krye të Bashkisë së Tiranës

Kandidati demokrat Lulzim Basha është zyrtarisht kreu i ri i Bashkisë së Tiranës me 81 vota më shumë se kandidati i Partisë Socialiste Edi Rama. Me katër vota pro, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin përfundimtar për kreun e Bashkisë së Tiranës.
 

Kreu i kualicionit “Aleanca për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 124.705 vota, ndërsa kandidati i kualicionit “Alenca për qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 124.786 vota.

Ndërkaq, sipas KQZ-së, kandidati i Partisë Komuniste Hysni Milloshi ka marrë 1394 vota.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›