Ristani hedh poshtë akuzat: S`merrem me politikë, zbatoj ligjin

Kryetari i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve Arben Ristani, i sulmuar nga opozita për vendimet e tij mbi zgjedhjet apo edhe për referendumin e mbetjeve, hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke deklaruar se nuk merret me politikë.
I pyetur nga gazetarët, Ristani tha se puna e tij është e fokusuar në zbatimin e ligjit, ndërsa sqaroi se mandati i KQZ-së përfundon në shkurt të vitit të ardhshëm.
“Kemi zbatuar ligjin dhe gjykatat kanë folur për punën e KQZ-së ashtu siç ka folur edhe albitri ndërkombëtar OSBE/ODIHR-i. Mandati i KQZ-së mbaron në shkurt të 2013. Nuk merrem me politikë. Bëj punën time. Kriter vlerësimi për punën e KQZ-së është shteti ligjor nuk janë deklaratat e cilësdo parti politike” shtoi ai.
I pyetur nëse do të jetë sërish kryetar I KQZ-së nëse propozohet, Ristani u përgjigj: “Puna që bëj është puna që dua dhe që pëlqej”.