E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet beratas bllokojne rrugen kerkoje rikthimin e presidentit te Tomorrit

Tifozët e ekipit të futbollit Tomorri në qytetin e Beratit kanë zhvilluar gjatë paradites një protestë përpara bashkisë së këtij qyteti, duke kërkuar rikthimin e ish presidentit të klub Tomorri, Ali Dyrmishi.

Tifozët e futbollit në Berat duke bërë përgjegjëse bashkinë e këtij qyteti për dorëheqjen e ish presidentit Dyrmishi kan kërkuar menjëherë marrjen e masave për zgjidhjen e problemeve që sipas tyre çuan deri në dorëheqjen e ish presidentit Dyrmishi. Tifozët janë mbledhur rreth orës 09:30 të ditës të sotëm përpara godinës së bashkisë ku kan protestuar për minuta të tëra. Protestuesit dogjën dy goma makinash duke bllokuar rrugën kryesore të aksit rrugor Axhensi- Kombinat si dhe hodhën vezë në drejtim të godinës së bashkisë.

Protestuesit u shprehën se bashkia nuk ka plotësuar sipas tyre kushtet që ka vënë ish presidenti Dyrmishi çfarë u bë shkak për dhënien e dorëheqjes nga ana e tij. Sinkrone: Presidenti Dyrmishi i vuri kushte bashkisë së këtij qyteti që të merreshin masa për heqjen e personelit jo të duhur në klubin Tomorri. Kërkoi që të kryheshin punimet në fushën e re të stadiumit të ri dhe atij të vjetër, por nga ana e bashkisë nuk u mor asnjë nga këto masa, kështu që ish presidenti u detyrua që të jap dorëheqje. Në këto kushte ne kërkojmë që të merem menjëherë masa dhe të plotëson këto kushte dhe presidenti të kthehet në drejtim të ekipit, pasi ai i ka dhënë shumë ekipit të Tomorrit.

Sipas protestuesve protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e këtij problemi, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga ana e institucionit të bashkisë në lidhje më këtë problem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›