Zgjedhjet Berisha Me 8 maj numerimi me i sakte i votave

Berisha vlereson marredheniet Shqiperi-SHBA Mbeshtetja amerikane qe nga krijimi i shtetit shqiptar e deri ne ditet e sotme vendimtare per ekzistencen e Shqiperise
Ne 20-vjetorin e marredhenieve SHBA-Shqiperi Kryeministri Sali Berisha e cilesoi dje te jashtezakonshme miqesine mes dy vendeve ndersa beri thirrje per inkurajim te zerit te shqiptareve. Z. Berisha u ndal edhe tek zgjedhjet e 8 majit ndersa nderkombetaret do te vezhgojne me seriozitetin me te madh keto zgjedhje.
Zgjedhjet ne 8 maj do te vijne me infrastrukture zgjedhore me te rendesishme me lista elektronike zgjedhesish me sistem numerimi me te sakte me nje kuader ligjor plotesisht demokratik me nje angazhim te OSBE-se te qeverise suaj per te vezhguar me seriozitetin me te madh keto zgjedhje. Kryeministri Sali Berisha e cilesoi 20-vjetorin e rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes Shqiperise dhe SHBA-ve si nje dite te mirenjohjes se shqiptareve per popullin dhe qeverine amerikane. Berisha gjate ceremonise ne kuader te kesaj dite ne mjediset e Ministrise se Jashtme deklaroi se shqiptaret ishin te bekuar pasi kane pasur gjithnje mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Shefi i qeverise theksoi se SHBA-te kane nje rol te rendesishem qe ne krye te formimit te shtetit shqiptar ne shpalljen e pavaresise se Shqiperise. Kryeministri Berisha risolli ne vemendje ndihmen e SHBA-ve gjate tere etapave te konsolidimit te shtetit shqiptar. Ai rikujtoi se edhe gjate Luftes se Dyte Boterore shqiptaret luftuan ne nje koalicion boteror me fuqite e medha porse idealet e tyre u tradhtuan me shume se kudo ne bote - tha Kryeministri duke nenvizuar se ishte pikerisht kjo tradhti e klikes komuniste qe erdhi ne pushtet qe beri te mbylleshin marredheniet me SHBA-te. Por ne kete kontekst duke kujtuar izolimin e pangjare te Shqiperise gjate viteve te diktatures komuniste gati 50-vjecare shefi i ekzekutivit shprehu mirenjohjen ndaj ish-Presidentit amerikan Harri Truman i cili ne nje akt miqesor dhe respekti ndaj shqiptareve angazhoi nje sere perfaqesuesish per te nderhyre ne rrezimin e diktatures komuniste ne Shqiperi. Duke iu rikthyer vitit te pare pasdiktatures komuniste Kryeministri Berisha kujtoi se asohere 20 vjet me pare qeveria amerikane e shnderroi radion Zeri i Amerikes ne radion e nje kushtrimi te madh apeli dhe inkurajimi per shqiptaret per te realizuar endrrat e tyre per demokraci dhe liri - tha z. Berisha. Ky ishte nje inkurajim i madh per levizjet demokratike ne Shqiperi - vijoi duke thene Kryeministri. Ai theksoi se pas levizjeve te para demokratike ishin perfaqesuesit e SHBA-ve qe i dhane mbeshtetje te jashtezakonshme popullit dhe opozites shqiptare. Ne kete kontekst duke shprehur miqesine e shqiptareve me amerikanet Berisha risolli ne vemendje pritjen qe shqiptaret i bene Sekretarit amerikan te Shtetit James Baker i cili u prit ne vitin 1991 nga qindra mije qytetare ne sheshin qendror te Tiranes. Kryeministri Berisha e cilesoi kete pritje si me masiven dhe me populloren e pare ndonjehere ne bote. Deklaratat e Bakerit do te beheshin profetike per shqiptaret. Po keshtu Kryeministri Berisha theksoi se mbeshtetja e SHBA-ve ka qene tejet e madhe edhe per krijimin e shtetit te ri te Kosoves. Ketu Berisha rikujtoi viziten e ish-presidentit amerikan George W. Bush i cili ne 10 qershorin e vitit 2007 dha mbeshtetjen e tij per Kosoven e cila vetem disa muaj me vone u shpall e pavarur ne 17 shkurt te vitit 2008. Ai e cilesoi ish-presidentin Bush si nje burre te madh dhe nje mik te shqiptareve. Ishin kongresmenet amerikane ata qe i dhane mbeshtetjen me te madhe shqiptareve te Kosoves duke e vendosur ne axhenden e tyre nderkombetare ceshtjen e lirive te shqiptareve te Kosoves - tha Berisha. Ai theksoi se SHBA-te e kane mbeshtetur fuqimisht Shqiperine edhe per anetaresimin ne NATO. Kryeministri Berisha theksoi se e ardhmja e marredhenieve miqesore dhe strategjike me SHBA-te do te jete e ndritur.
Gerdeci Berisha Banoret u distancuan nga loja makabre e Rames
Kryeministri Sali Berisha pershendeti dje aktin dinjitoz te banoreve te Gerdecit distancimin e tyre nga loja makabre qe po vazhdon te luaje Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama me dhimbjen e te afermeve per jetet e te humburve te 15 marsit sa here afrojne fushatat elektorale. Kujtojme se ne 2-vjetorin e kesaj tragjedie Edi Rama nuk u kujtua fare per viktimat pasi nuk ishte vit elektoral. Permes nje deklarate per shtyp ai garantoi banoret e kesaj zone se do te angazhoje te gjitha mundesite per te ndihmuar e lehtesuar jeten e tyre. Ne kete menyre Kryeministri Sali Berisha i bashkohet dhimbjes se familjareve te viktimave qe 3 vjet me pare humben jeten ne tragjedine e Gerdecit. Kryeministri u ben thirrje institucioneve te drejtesise te mos vonohen ne ndeshkimin e pergjegjesve te kesaj tragjedie.