Ristiç, testi thikë me dy presa

VLLAZNIA- Mesfushori serb Vukashin Ristic i ka të pakta shanset për të veshur fanellën e Vllaznisë. Josa ka shprehur dyshime sidomos për përgatitjen fizike të tij. Me skuadrën janë bashkuar në Ulqin edhe kongolezi Sasha Delain dhe shkodrani me banim në Gjermani, Uliks Kotrri. Dy futbollistët hungarezë që priteshin të testoheshin pranë skuadrës së Vllaznisë ende nuk janë bërë të gjallë. Ende me grupin e Josës nuk janë bashkuar Suad Lici dhe Safet Osja, të cilët vazhdojnë të kenë probleme shëndetësore.
Albania Sport