Verdheblutë, agresivë me inferiorët

ELBASANI – Skuadra e Krenar Alimehmetit u tregua e papërmbajtshme në miqësoren me Bylisin duke fituar 6-1, skuadra që kryeson kategorinë së parë Golat u shënuan nga Sheta, F.Xhafa (2 gola), Shkoza (2) dhe Ahmataj. Përsa i përket vendit të kryerjes së fazës përgatitore ende nuk ka një vendim të qartë, nëse do të bëhet në Ulqin (Mali i Zi), Ohër (Maqedoni) apo Elbasan. Ish-lojtari i Elbasanit, kosovari Shpëtim Babaj, hodhi poshtë akuzat se ai kishte marrë para nga Shkumbini. "S'kam shitur ndeshje", - deklaroi ai për shtypin sportiv.
Albania Sport