Ristrukturohet qelia ku u mbajt Aldo Moro
Vërehet ende shenja e murit ndarës, ndërtuar dikur për të krijuar qelinë ku u mbajt i burgosur Aldo Moro. Por jo për shumë kohë. Shtëpia është në rikonstruksion e sipër. Parketi i studios në fjalë do të pastrohet i tëri dhe kështu do të zhduket çdo shenjë e dukshme e atij që një kohë ishte burgu i Aldo Moros. Apartamenti ku shtetari demokristian kaloi 55 ditët e fundit përpara vrasjes, po ndërron fytyrë. Në të tashmë do të vendosen banorë të rinj. Mes mureve do jetohen jetë të reja. Por kujtimi mbetet, dhe gruaja e re që po përgatitet të hyjë në atë që u quajt "burgu i popullit", thotë: "Ky vend i përket historisë së Italisë, është simbol i një tragjedie publike dhe i një dhimbjeje personale. Jam shumë e ndërgjegjshme, por jeta vazhdon dhe nuk mund të spekulohet me atë që ka ndodhur dikur aty brenda, as mund të trajtohet si objekt spektaklesh nga ana e medias. Tani është i imi dhe do ta shfrytëzoj ashtu si të mendoj më mirë. Vetëm pjesëtarët e familjes Moro do kenë të drejtë të vijnë e ta vizitojnë sa herë të dëshirojnë. Për sa u përket të tjerëve, gjithçka është e shkruar dhe e fotografuar nëpër aktet gjyqësore. Nuk ka më asgjë për t‘u zbuluar e as për t‘u parë".
Gruaja me moshë të re quhet Daniela dhe është bija e fundit e bashkëshortëve që banojnë në katin e katërt të ndërtesës numër 8 të rrugës "Montalçini", pallati në periferi të Romës, i zgjedhur nga Brigadat e Kuqe si qeli për Aldo Moron.
Ishte viti 1977 dhe apartamenti në katin e parë, i kompletuar me garazh e kantinë, u ble nga Ana Brageti, së cilës kreu i Brigadave të Kuqe, Mario Moreti, i kishte dorëzuar 50 milionë për këtë arsye. E mobiloi si të qe banesa e një çifti të ri, bashkë me Xhermano Makarin (brigadisti tjetër që në atë kohë bashkëpunoi në krim) dhe u paraqiteshin fqinjëve si "bashkëshortët Altobeli". Në një prej dhomave të kthyera në studio pune, pranë dritares ngritën një mur të izoluar nga tingujt, pas të cilit u krijua një hapësirë më e vogël se katër metra katrorë. Faqja e dukshme e murit ndarës mbulohej nga një librari. Aty brenda, siç është vërtetuar më pas gjatë hetimeve, Aldo Moro u mbajt i mbyllur nga 16 marsi deri më 9 maj të vitit 1978, kur u zbrit në garazh dhe u vra nga breshëritë e automatikut "Skorpion".
Me përfundimin e burgimit, "burgu i popullit" u prish dhe apartamenti u kthye siç qe në fillim. Por pavarësisht përpjekjeve për të zhdukur çdo gjurmë, në dyshemenë prej parketi mbeti shenja e murit që kishte fshehur pengun, të cilin shteti italian nuk arriti ta shpëtojë.
Një vit më pas, Ana Brageti, nën dyshimin se ndiqej nga policia, braktisi shtëpinë ku kishte vazhduar të jetonte pas përfundimit të krimit Moro. Nënshkroi një deklaratë që i delegonte të drejtën e shitjes së apartamentit tezes së saj, të quajtur Gabriela, dhe u zhduk nga qarkullimi deri ditën e arrestimit, në vitin 1980, pasi ia kishte dalë të vriste në shkallët e Universitetit të Romës edhe Vitorio Bakeletin, zëvendëspresidentin e Këshillit të Lartë të Magjistraturës në vendin fqinj.
Por më parë, në tetor të vitit 1979, kryefamiljari Nikazio që kishte blerë katin e fundit në Pallatin 8 të rrugës "Montalçini", bleu edhe apartamentin e katit të parë, kur sistemoi vjehrrën.
"Pagova 50 milionë, kujton sot Nikazio, pasi tezja e Bragetit nuk kishte të drejtë të bënte asnjë lloj uljeje çmimi". Brigadat e Kuqe i morën përsëri paratë e shpenzuara, pa lënë që pronarët e rinj të mësonin ndonjë gjë mbi Moron apo terroristët. Shtëpia qe në gjendje të mirë, madje edhe letra e mureve mbeti ajo e dikurshmja. Po ashtu edhe shenja e lënë nga muri mbi parket, e cila mbeti e padukshme për shkak të mobilieve të vendosura mbi të. Aty gjyshe Asuntina jetoi e patrazuar, deri kur një ditë, në vitin 1984, nxorën në pah se Aldo Moro qe mbajtur peng pikërisht në atë shtëpi. Shenja mjaft e dukshme në parket nuk u la asnjë dyshim hetuesve se qenë në vendin e duhur.
"Erdhi gjyqtari Impozimato, bashkë me ish-brigadistët Moruçi e Faranda, kujton Nikazio, dhe vetëm në atë çast e mësuam të vërtetën. Na la mbresa shumë të forta. Sa herë zbrisja të merrja makinën në garazh, nuk arrija të mos mendoja se aty qe vrarë Aldo Moro dhe shpesh më ka rastisur edhe t‘i kushtoj ndonjë lutje". Bashkëshortja e tij, Pina, kujton që një teze e saja, e cila për njëfarë periudhe jetoi bashkë me gjyshen në kat të parë, u përpoq të qeraste me çokollata Farindën, duke e marrë për bashkëpunëtor të gjyqtarit. "Kur mësoi më pas se qe treguar e sjellshme me një terrorist, mbeti keq. Sigurisht që po ta dinim atë që kishte ngjarë në atë shtëpi, nuk do ta kishim blerë", tregon.
Gjyshe Asuntina u zhvendos për pak kohë në shtëpinë e një prej fëmijëve të tjerë, por u kthye dhe vazhdoi normalisht jetën në apartamentin që kishte shërbyer si burg i Moros. Nuk pranonte t‘u hapte derën gazetarëve që shfaqeshin shpesh, madje as edhe dy regjisorëve të njohur italianë, gjatë xhirimeve për realizimin e dy filmave për shtetarin e ekzekutuar. Një prift, mik i afërt i familjes, mori përsipër të ndërmjetësonte për llogari të të afërmve të Aldo Moros. Ata u lejuan të vinin ta vizitonin shtëpinë sa herë të donin, por nuk e bënë kurrë këtë. Të vetmit që lejoheshin të hynin e ta fotografonin, qenë hetuesit. Zonja Pina madje dëshmoi edhe në procesin gjyqësor Moro.
"Disa na thoshin të shisnim fotot e dhomës, kujton Nikazio. Të tjerët ta kthenim në muze, apo t‘u propozonim autoriteteve ta blinin shtëpinë. Nuk pranuam asnjëherë, për të mos përfituar nga diçka që i ka shkaktuar vuajtje dikujt me të cilin kishim hyrë në kontakt rastësisht".
Gjyshe Asuntina vdiq në vitin 2007 dhe tani aty do banojë mbesa më e re, Daniela, e cila në vitin 1978 ishte vetëm gjashtë vjeçe. Tani thotë: "Sekreti i mbajtur fshehur nga këto mure tani u përket të gjithëve, por do të mbetet vetëm në kujtesën kolektive, përveç akteve gjyqësore. Nuk është një vend publik, ku të vendosen memorialë apo të vizitohet nga turistë. Madje edhe për hir të dhimbjes së atij që vdiq e të të afërmve të tij, historia publike e shtëpisë sime mbyllet këtu. Ashtu edhe ato që ndjej unë në këtë shtëpi, dua t‘i mbaj për vete".