E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat, borxhet e pashlyera

Ministrat e kabinetit "Berisha" janë kreditorë ndaj bankave në një shumë totale prej mbi 530 mijë eurosh. Pjesën më të konsiderueshme të këtij borxhi e ka mbi shpatulla ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kryeministri Berisha është jashtë listës së borxhlinjve, ashtu sikurse pak prej ministrave. Anëtari i kabinetit që ka detyrimin më të vogël është ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, kredia e të cilit është drejt mbylljes.

Borxhet

Ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka borxh në bankë në fund të vitit 2007 shumën prej 15442 eurosh. Kredia është marrë për apartament në Pishat e Buta, në Golem. Gjatë vitit të fundit ai ka shlyer shumën prej 3558.7 eurosh. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, i ka borxh bankës 7610 euro. Shuma e marrë në vitin 2006 ishte 20000 euro dhe në dy vjet Ruli arriti të shlyente 13000 euro. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i detyrohet bankës në shumën 5,785.34 euro. Ai ka shlyer nga kredia e marrë 10.000 euro masën prej 2.304 eurosh në një vit. Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, ka detyrim shumën 5.9 milionë lekë. Kredia është marrë në vitin 2003 në shumën 7.2 milionë lekë dhe vetëm vitin e fundit u shlyen 289.000 lekë. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, është borxhli në masën 4,865.645 lekë. Kredia ishte marrë në shumën 5.000.000 lekë në vitin 2006 dhe në një vit ai shlyen 285.804 lekë. Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka shlyer vitin që shkoi këstin e fundit të kredisë së marrë për një apartament. Shuma e shlyer ishte 35.000 dollarë, ashtu sikurse ka likuiduar kredinë për shtëpinë në Holandë, në shumën 199.726 euro. Basha ka shlyer edhe rentën e shtëpisë së Holandës, në shumën 10.407 euro. Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve vijon të shlyejë kredinë 1 milionëshe që ka marrë më parë. Ministri i Punës, Koço Barka, ka një borxh në shumën 4.683.462 lekë. Ai ka shlyer vetëm për një vit 316.538 lekë nga kredia që ka filluar që në vitin 2006 dhe ishte në shumën 5.000.000 lekë. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i ka detyrim bankës shumën 290.866 euro. Ai ka shlyer nga shuma fillestare (300.000 euro) vetëm 9134 euro gjatë një viti. Mediu rezulton kreditor edhe për një tjetër shumë 4.303.167 lekë. Ky është detyrim nga kredia prej 5.000.000 lekësh e marrë në vitin 2002. Ministri i Financave është kreditor në dy banka; e para është në shumën 2.024.000 lekë dhe e dyta është 30.000 euro.

Pa borxhe

I pari që i ka shpëtuar "listës së zezë" të bankave është Kryeministri Sali Berisha. Në deklarimin e tij të pasurisë nuk figuron ndonjë borxh ndaj këtyre institucioneve. Tjetër i shpëtuar është ministri i Kulturës, Ylli Pango; ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli; ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu; ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka.

Ministrat kreditorë

Genc Pollo (Ministër i Arsimit)

-Kredi për apartament në Golem, në shumën 19 mijë euro. Ka shlyer 3558.7 euro, i mbeten 15.442 euro. Fillimi i kredisë në vitin 2005 mbaron në 2015. Interesi 6.14%, kësti mujor 215.31 euro

Genc Ruli (Ministër i Ekonomisë)

-Kredi për makinë "Toyota". Vlera totale e kredisë 20.000 euro, cash kolateral për 2 vjet. Periudha e kredisë janar 2006, mbaron në shkurt 2009. Kësti mujor 605 euro. Shlyer bankës për dy vite vlera 13.000 euro, mbetur pa shlyer 7.610 euro. Kësti mujor 607 euro dhe interesi për vitin 2008 në masën 6.45%

Gazmend Oketa (Ministër i Mbrojtjes)

-Kredi, principali 10.000 euro. Shlyer 2.304 euro dhe mbeten pa u shlyer 7,785.34 euro

Jemin Gjana (Ministër i Bujqësisë)

-Kredi e marrë në vitin 2003 në shumën 7.2 milionë lekë. Ka shlyer në një vit 289.000 lekë dhe i mbeten 5.9 milionë lekë borxhe

Bujar Nishani (Ministër i Brendshëm)

-Kredi për blerje apartamenti marrë në dhjetor 2006 në shumën 5.000.000 lekë. Interesi 3% në vit dhe kësti mujor 23.817 lekë. Ka shlyer 285.804 lekë dhe mbeten 4.865.645 lekë

Lulzim Basha (Ministër i Jashtëm)

-Ka shlyer këstin e fundit 35.000 dollarë për apartament. Shlyerje kredie për shtëpinë në Holandë 199.726 euro dhe shlyerje rente për kredinë e shtëpisë së Holandës 10.407 euro

Sokol Olldashi (Ministër i Transporteve)

-Vijon shlyerjen e kredisë 1 milionëshe, marrë më parë

Koço Barka (Ministër i Punës)

-Kredi për apartament marrë në vitin 2006 në shumën 5.000.000 lekë. Interesi vjetor në masën 3% dhe afati i skadimit 146 muaj. Shuma e shlyer për një vit 316.538 lekë, kanë mbetur borxh 4.683.462 lekë

Fatmir Mediu (Ish-ministër i Mbrojtjes)

-Kredi marrë në qershor të vitit 2007, në masën 300.000 euro. Interesi 4% dhe shlyerja 3048 euro në muaj. Ka shlyer 9134 euro, pa shlyer 290.866 euro

-Kredi e marrë në vitin 2002 në shumën 5.000.000 lekë. Interesi 3%, kësti mujor 23700 lekë. Shlyer për një vit 142.200 lekë dhe kanë mbetur 4.303.167 lekë

Ridvan Bode (Ministër i Financave)

-Kredi nga Enti Kombëtar i Banesave, marrë në vitin 2000. Ka paguar në një vit 126.000 lekë dhe mbeten borxhe 2.024.000 lekë

-Kredi në euro marrë në vitin 2007. Ka shlyer 124 euro dhe mbeten 30.000 euro.

Interesat e ulëta, privilegji qeveritar

Zyrtarët e lartë të shtetit kanë privilegjin të marrin kreditë me interesa të favorshme. Ndryshe nga qytetarët që detyrohen të paguajnë deri në 12% apo më shumë normën e interesit, ministrat rrallë herë kapërcejnë masën prej 6%. Konkretisht interesi i kredisë së marrë nga ministri i Arsimit, Genc Pollo, është 6.14%. Ministri i Ekonomisë ka normën e interesit në vlerën 6.45%. Bujar Nishani ka tregues në vlerën 3%. Në të njëjtën masë është edhe detyrimi i ministrit të Punës, Koço Barka. Ish-ministri Mediu ka në dy kredi norma të ndryshme interesi, tek e para ai detyrohet 3%, ndërsa te tjetra paguan 4% interes nga marrja e kredisë. Duke shfrytëzuar këtë element të rëndësishëm, jo vetëm ministrat, por të gjithë deputetët nuk ngurojnë të marrin kredi për arsye nga më të ndryshmet. Vetë qeveria para pak kohësh ndërmori një nismë për lehtësim të normave të interesit për rastin e deputetëve. Por pavarësisht nismës, kjo kategori gjithnjë ka përfituar nga norma krejt të lehta interesi. Ata që vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë edhe kredinë, janë qytetarët e thjeshtë.

Edi Rama ka pa shlyer shumën më të vogël dhe Milo më të madhen

Krerët e opozitës, 71 mijë euro borxhe

Kryetarët e partive të opozitës u detyrohen bankave rreth 71 mijë euro. Bazuar në deklarimet e tyre të pasurisë, realizohet një pasqyrë e detyrimeve që ata kanë në formën e kredive. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka pa shlyer një kredi në masën 1.376.050 lekë dhe ka shlyer në një vit 163.225 lekë. Ilir Meta, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka pa shlyer një kredi në shumën 21.124 dollarë dhe ka shlyer vitin e fundit 11.750 dollarë. Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka një borxh 1.418.282 lekë nga një kredi e marrë për blerje apartamenti. Shuma e likuiduar në një vit ishte 657718 lekë. Ish-kryetari i socialistëve, Fatos Nano, në vitin e fundit arriti të shlyente një kredi që kishte, duke paguar 51.223 ero. Sakaq, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka pa shlyer 4.068.000 lekë nga një kredi e marrë për shtëpi në vitin 1999 në shumën 5.000.000 lekë. Sipas të dhënave rezulton se debitori më i madh është kreu i PDS-së, Paskal Milo, ndërsa më pak për të shlyer borxhe ka kreu socialist, Edi Rama.

Paskal Milo (Kryetar i PDS)

Kredi për shtëpi, marrë në vitin ‘99 në shumën 5.000.000 lekë dhe interesi 1.500.000 lekë. Ka pa shlyer 4.068.000 lekë

Ilir Meta (Kryetar i LSI)

Ka pa shlyer një kredi në masën 21.124 dollarë. Gjatë vitit të fundit likuidoi 11.750 dollarë

Fatos Nano (Ish-kryeministër)

Ka shlyer 51.223 euro kredinë e marrë më parë

Edi Rama (Kryetar i PS)

Detyrim pa shlyer kredi në masën 1.376.050 lekë dhe ka shlyer në një vit 163.225 lekë

Neritan Ceka (Kryetar i PAD)

Pa shlyer 1.418.282 lekë nga një kredi e marrë për blerje apartamenti. Shuma e shlyer në një vit ishte 657718 lekë

Ina Rama

Detyrim 17 mijë dollarë

Kryeprokurorja Ina Rama ka marrë një kredi nga Banka Kombëtare Greke në shumën prej 25 mijë dollarësh. Ajo ka shlyer gjatë vitit të shkuar 3 mijë dollarë dhe i mbeten pa likuiduar 17 mijë dollarë të tjerë. Shuma e marrë nga banka është shënuar në emrin e bashkëshortit të kreut të akuzës shqiptare. Deklarimi i pasurisë së Ina Ramës është firmosur në datën 30 mars të vitit 2008. Kjo kredi është i vetmi detyrim që ka ajo ndaj personave apo subjekteve të treta.

Bamir Topi

Rreth 13 mijë euro borxh

Presidenti Bamir Topi ka një detyrim ndaj bankës në masën 1.056.000 lekë. Kredia është marrë prej kreut të shtetit nga Enti Kombëtar i Banesave për blerjen e një shtëpie banimi. Në vitin e fundit Topi ka arritur të likuidojë shumën prej 58.000 lekësh. Topi ka edhe një borxh 4.000 euro, para me të cilat ka blerë më parë një autoveturë në vitin 2006. Sakaq, paraardhësi i tij në këtë detyrë, Alfred Moisiu, nuk rezulton të ketë pasur detyrim për shlyerje kredie.

Theodhori Sollaku

Pa shlyer 1.4 milionë lekë

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Theodhori Sollaku, është borxhli në një shumë prej 1.410.090 lekësh. Ai rezulton të ketë marrë një kredi në bankë që në vitin 2002 në shumën 2.500.000 lekë. Për 11 muajt e parë të vitit 2007, pra deri në largimin e tij nga detyra, Sollaku kishte shlyer 189.910 lekë nga kredia. Dhe ndaj shuma e mbetur në fund të këtij bilanci ishte 1.410.090 lekë. Sollaku nuk figuron të ketë borxhe të tjera referuar deklarimit të tij të fundit të pasurisë.

Ardian Fullani

11.2 milionë lekë detyrimet

Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani, ka marrë një kredi nga Banka e Shqipërisë. Arsyeja është blerja e një apartamenti banimi në kryeqytet. Në deklarimin e fundit të pasurisë së bërë prej Fullanit, shfaqet një borxh i pashlyer në masën 11.282.495 lekë. Sipas deklarimit në një vit, konkretisht në vitin 2007, është bërë e mundur që Fullani t‘i paguajë bankës shumën 136.432 lekë. Bazuar në deklarimin e pasurisë, guvernatori nuk ka ndonjë borxh tjetër në banka.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›