E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerard Butler i kthehet beqarisë

Zemërthyesi i Hollywoodit, Gerard Butler, është sërish i vetmuar pasi është ndarë nga e dashura e tij, Madalina Ghenea.
Aktori filloi lidhjen me modelen rumune gjatë vitit të kaluar, kur ajo u angazhua të ndihmojë aktorin në promovimin e zhiletit të ri për markën Super-Max.

Butler madje e shndërroi lidhjen në serioze duke e dërguar bukuroshen në vendlindjen e tij, Skoci, për Krishlindje, ku e prezantoi para familjes.

Por tani gjithçka duket se ka marrë fund. I pyetur gjatë një interviste për portalin gjerman Filmreporter.de, nëse ai është në lidhje, ai është përgjigjur me “jo”.
“Jo për momentin. Por në një aspekt dua të rehatohem”, ka thënë Butler./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›