E Diel, 1 Nëntor 2026

Diskutimet në PE: Jemi të kënaqur me ndryshimet,vazhdoni dialogun

Pas panoramës së bërë nga delegacioni shqiptar të kryesuar nga zoti Haxhinasto në PE rreth situatës në Shqipëri dhe plotësimit të 12 rekomandimeve, Komisioneri Eduard Kukan vlerësoi të gjithë punën e bërë si dhe forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes palëve.

“Është mirë që ne po marrim disa lajme të mira nga Shqipëria. Koha ecën shpejt, zgjedhja e Presidentit po vjen, progres- raporti gjithashtu ndaj duhet ecur me ritëm. Jemi të kënaqur që partitë janë angazhuar në bashkëpunim. Unë jam i kënaqur që situata ka ndryshuar”- tha Kukan.
 

Kukan u shpreh se atëherë kur këto reforma do të materializohen, atëherë do të ecim përpara. Do të jetë dhurata më e mirë për Shqipërinë, tha ai, nëse do të merrni statusin.
 

Ndërkaq Komisioneri theksoi domosdoshërinë që ky bashkëpunim dhe kjo klimë pozitive duhet të jenë një trend konstant në të ardhmen.
 

Gjithashtu ministri Haxhinasto do të drejtojë takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, që do të zhvillohet në Bruksel, në datën 15 maj 2012.
 

Delegacioni i Bashkimit Evropian në këtë takim kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, z. Villy Sovndal, në emër të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, z. Stefan Fyle dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Evropian, z. Fernando Xhentilini.

Gjatë takimit do të vlerësohet progresi që ka bërë Shqipëria në plotësimin e 12 prioriteteve të Komisionit Evropian, zbatimin e MSA-së, zhvillimin ekonomik në vend, përafrimin e legjislacionit dhe mbi qasjen e politikës së jashtme shqiptare në rajon.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›