"Harry Styles është shumë zemërgjerë"

Ed Sheeran është i mrekulluar nga vullneti i mikut të tij, Harry Styles për të ndihmuar njerëzit.
Këngëtari britanik dhe ylli i One Direction kalojnë shumë kohë së bashku.
“Ne ishim në Los Angeles tre muaj më parë dhe ai pati një ditë pushim. Ai porositi të gjitha picat e mundshme në Domino dhe ua dhuroi të varfërve që takonte. Ishte e mrekullueshme. Njerëzit shkruajnë për Harry në mënyrë negative për shkak të jetës së tij dashurore por ai bënë të tilla gjëra shpesh. Ai është shumë zemërgjerë”, tha Ed.
Edhe bendi i Harry-t, One Direction kanë krijuar këngën e tyre të re “One way or another” të cilën po e dhurojnë për bamirësi për organizatën britanike Comik Relief. Kënga do të fillojë të dëgjohet nga data 17 shkurt. /Indeksonline/