E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora merr cmimi nga The sun

Çmimi i dhënë nga prestigjiozja britanike "The Sun" ka shpallur këngëtaren me origjine shqiptare, Rita Ora, si artisja e re më e mirë në Britaninë e Madhe.

Krahas Ritës, ata që kanë fituar çmimin e The Sun janë Robbie Ëilliams që ka fituar çmimin e mashkullit më të mirë të vitit, teksa Emeli Sande është shpallur femra më e mirë e vitit.

Sportisti më i mirë është shpallur Andy Murray, ndërsa filmi më i mirë i vitit sipas The Sun është "Skyfall".

Rita mund të konsiderohet si një prej fenomeneve muzikore të këtij viti, duke qenë se brenda pak muajve është kthyer në një yll muzikor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›