Menyra e grabitjeve te Viktor Gushit

Gjashtë gra, dëshmitare të momenteve të tmerrit të grabitjeve me pistoletë të Viktor Gushit kanë dëshmuar në gjykatë për ngjarjet e tmerrshme.
Elisa Bele rrëfeu se Gushi duke pare orën, kishte qëlluar me pistolete ne drejtim te drejtoreshës se bankës, pastaj e kishte kërcënuar ti mbushte qesen me leke. “Ndërsa hidhja lekët në qese ai vazhdonte të thoshte hidh prapë, hidh prapë”- ka thënë ajo para gjykatës
Ka qenë thuajse e njëjta skemë por në ngjarje të ndryshme e rrëfyer në seancën me dyer të mbyllura nga dëshmitaret e tjera në sallë.
Avokatja Vjollca Pustina i konsideroi të panevojshme dëshmitë pasi sipas saj klienti Gushi ka pohuar vete skemën qe ndiqte se si i realizonte grabitjet.
I pandehuri akuzohet nga policia për 15 vepra ngjarje mes te cilave grabitje me pasoje vdekjen e dy personave, vjedhje me arme ne tete raste, vjedhje e mbetur ne tentative ne pese raste dhe plagosje e rende me dashje ne tre episode.
Gushi po gjykohet në gjykim të zakonshmen edhe pse ka kërkuar gjykim të shkurtuar.