Nikolic: Kosovën do ta bëj Serbi

Kryetari i Partisë Përparimtare serbe (SNS) Tomislav Nikolic, pasi ka hyr ilegalisht në Kosovë, ka premtuar para qytetarëve serbë të veriut se në rast të fitores së tij në zgjedhjet e 6 majit, do të respektojë kushtetutën serbe në të cilën precizohet se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë.
Nikolic ka akuzuar presidentin serb, Boris Tadic për të cilin ka thënë se përmes Borisllav Stefanoviqit ka arritur në Bruksel marrëveshje shumë të dëmshme për serbët e Kosovës.