E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga ndan shtratin me asistenten

Lady Gaga e ka “urdhëruar” asistenten e saj personale për të fjetur bashkë me të gjatë turneut të fundit. Kwtw gjw e ka rrëfyer vetw bashkwpunwtorja e saj, Jennifer O'Neill.

Madje, ajo ka nisur procedurat ligjore kundër Gagas, për të siguruar pagimin e orëve të shumta të punës, që nuk i janë kompensuar, për një shumë që shkon te rreth 225 mijë sterlinat.

Sipas O'Neill, Lady Gagas nuk i pëlqente të flinte vetëm. Por megjithëse ato të dyja mësohet se nuk kanë pasur raporte seksuale, asistentja ka treguar se ishte detyruar nga punëdhënësja për të ndarë shtratin bashkë.

Sipas saj ishte e vështirë të refuzohej, nga momenti që Lady Gaga ishte eprorja e saj. Ndër të tjera O'Neill ka deklaruar se ndryshe nga "turet e tjera nuk i është vënë në dispozicion një dhomë më vete nëpër hotele. As që u pyeta nëse doja një dhomë personale - ka përfunduar ajo -, prandaj mund të them se nuk kisha aspak privatësi"./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›