E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Lindja e Shqiperise, me e veshtira ne Europe

Per te falenderuar 350 te ftuarit, te cilet kishin ardhur ne Tirane per te festuar se bashku me shqiptaret 100 vjetorin e Pavaresise, kryeministri Berisha shtroi dje nje dreke per nder te tyre. Gjate fjales se tij Berisha ka pershendetur zyrtare te larte shteti te disa vendeve te cilet erdhen ne Shqiperi per te marre pjese ne kremtimet e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Berisha theksoi se, Shqiperia u eshte mirenjohese te gjitha vendeve per ndihmen qe i kane dhene vendit tone ne keta 100 vjet. "Eshte nje nder i vecante t`ju pershendes ju perzemersisht per pranine tuaj ne kete dite historike te kombit shqiptar. Dua te shpreh mirenjohjen time me te thelle ndaj jush qe na keni nderuar kaq shume me ardhjen tuaj, ndaj vendeve dhe kombeve tuaj mike ndaj te cilave ndihemi te detyruar. Sot ne kremtojme 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, e cila ka qene nje nder lindjet me te veshtira te kontinentit", - tha Berisha. Gjithashtu Berisha tha se, "100 vjet me pare, kur Ismail Qemal Vlora dhe burrat e tjere te kombit shpallen Pavaresine e Shqiperise, njekohesisht kombi u perball me aleanca, te cilat synonin copetimin perfundimtar te trojeve te tij; kurse me pas u perball me luftera, pushtime dhe diktatura te egra". Me tej ai kujtoi: "22 vjet me pare kombi shqiptar jetonte ne nje mjerim te paimagjinueshem per Europen. Ai erdhi ne agun e lirise me vetem 204 USD te ardhura per fryme. Sot, ai renditet ne kombet me te ardhura te mesme te larta. Ne nje hark kohor te shkurter, ai ka rritur me rreth 30 here te ardhurat e tij per fryme. Ne cdo rritje jane mundi, djersa, parate e taksapaguesve tuaj, te dashur miq, eshte ndihma juaj bujare, ndihma bujare e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe vendeve te medha te Bashkimit Europian, vendeve te tjera mike nga Europa, Azia dhe mbare bota".

Duke u ndalur serish te historia shqiptare, Berisha tha se, kushdo qe veshtron ne kete histori gjen nje ngjashmeri te madhe me Feniksin. "Ne kohera te shkuara, kombi shpesh here eshte gjetur para alternatives, te jete apo te mos jete dhe ndoshta te shumte kane qene ata, qe kane menduar se nuk do te mund te ishte me tutje, por ai eshte ngritur si Feniksi mbi hirin e tij, saje armeve te tij dhe ka mbijetuar". Gjithashtu kryeministri ka nenvizuar faktin se, ne kete shekull te veshtire, ne te gjitha momentet, kombi shqiptar ka pasur mbeshtetjen e madhe te kombeve tuaja me te vjetra. "Ne kete shekull te veshtire, ne te gjitha momentet, kombi im ka pasur mbeshtetjen e madhe te kombeve tuaja me te vjetra. Kjo eshte e vertete ne perpjekjet e tij per t'u cliruar nga pushtimet. Kjo eshte e vertete ne perpjekjet e tij per te dale nga diktatura. Kjo eshte e vertete per te ndertuar lirine, vlerat e saj ne sistemin demokratik. Kjo eshte e vertete per t'u cliruar nga te tjeret, ne trojet e tij etnike", - tha z.Berisha.

Pjesemarrje e gjere

Ne dreke ishin te pranishem Presidenti i Republikes, Kryetarja e Kuvendit, Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Kosoves, Presidenti i Malit te Zi, Kryeministri i Hungarise dhe ai Kroacise, Zevendeskryeministrja e Maqedonise, Zevendeskancelari i Austrise, Zv/kryeministri i Turqise, Presidenti i PPE, si dhe ministra e zyrtare te tjere te larte te nje numri te madh shtetesh, perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, perfaqesues te komuniteteve fetare, politikane, perfaqesues te medias, personalitete me kontribut ne zhvillimin e Shqiperise nder vite.

Berisha falenderon per viziten, kryeministrin hungarez dhe ate kroat

Kryeministri Berisha mirepriti dje ne nje takim, kryeministrin e Hungarise, Viktor Orban, i cili ndodhet ne Shqiperi, me ftese te kryeministrit Berisha per te marre pjese ne festimet e 100 vjetorit te Pavaresise. Kryeministri Berisha i shprehu homologut hungarez mirenjohjen me te thelle per pjesemarrjen e tij ne kete dite te shenuar per mbare kombin shqiptar. Kryeministri vleresoi miqesine shekullore mes dy popujve, duke i cilesuar betejat e perbashketa te prijesve te te dy vendeve, Skenderbeut dhe Huniadit si thesare te cmuara per te dy kombet tona. Kryeministri tha se vizita e mikut te shquar te kombit shqiptar Viktor Orban eshte nje kontribut i rendesishem ne forcimin dhe thellimin e metejshem te kesaj miqesie, si dhe te bashkepunimit ne shekullin tjeter te pavaresise dhe qindra viteve qe vijne. Gjithashtu ne nje takim te vecante kryeministri Berisha priti edhe kryeministrin e Kroacise z. Zoran Milanovic, i cili gjithashtu mori pjese ne festen e 100 vjetorit te Pavaresise. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen, kryeministri Berisha e vleresoi viziten e kryeministrit kroat, si nje kontribut tjeter te rendesishem dhe nje sinjal te qarte te marredhenieve te shkelqyera e miqesise tradicionale.

Berisha nderon kujtimin e deshmoreve te rene per lirine e atdheut

Kryeministri Berisha ka nderuar dje kujtimin e deshmoreve te rene per liri, duke zhvilluar homazhe dhe vendosur kurora me lule prane Monumentit "Nene Shqiperi", ne varrezat e Deshmoreve te Kombit, ne perkujtim te vepres dhe te sakrifices se tyre per liri dhe dinjitet kombetar. Te pranishem ne keto homazhe ishin edhe kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, ministra te kabinetit qeveritar, kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, Prefekti i Tiranes Keltis Kruja, familjare te deshmoreve, personalitete boterore te ftuar me rastin e 100 vjetorit Pavaresise, qytetare te Tiranes, etj. Kryeministri u shpreh se "Kjo dite i perket flamurit kombetar dhe te reneve te kombit, qe prehin shpirtrat e tyre ne kete altar te perjetshem, u perket familjeve te tyre. Sakrifica, flijimi i tyre qendron ne themel te lirise, pavaresise, perjetesise se kombit shqiptar. Lavdi te reneve te kombit tone, nder perjete familjeve te te reneve te kombit shqiptar!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›