E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Pirgu: Shqiperise i duhemi te gjithe Izaura Ndoj

Arena festive e 100-vjetorit te Pavaresise, ka pushtuar mbare popullin shqiptar. Por prania e artisteve, qe kane nderuar shqiptaret ane e mban botes, nuk kishte si te mungonte ne keto dite te shenuara per ne. "Rrugetimi i Kombit" eshte koncerti, qe ka mbledhur emrat me te suksesshem shqiptare neper bote, per t'i ngjitur ne arenen e "Pallatit te Kongreseve". Nuk kishte si te ndodhte ndryshe dhe te mungonte tenori me fame boterore Saimir Pirgu. Ne nje interviste per "Koha Jone" Saimir Pirgu, pak ore para koncertit rrefeu ardhjen e tij ne kete dite te vecante per te gjithe shqiptaret, lidhjen e tij me Shqiperine si dhe dy ariet e kenduara nga i madhi Gaqo Cako. Me tej gjate intervistes, Pirgu tregon dhe projektet qe do ta ndjekin ne vazhdim. "Pa diskutim qe agjenda e koncerteve eshte mbyllur me kohe, per te mos thene deri me 2016-en. Viti 2013 eshte viti "Verdian" dhe do te jem ne arenen e Verones, por do ta nis me operen e Zyrihut, me pas do te jem ne "Metropolitan Opera" ne Nju Jork, ku do te jem serish ne skene me "Traviaten". Interesante do te jete qe tenori i madh boteror Placido Domingo, do te interpretoje "babain" tim", - shprehet Pirgu. E me pas projektet e tij vazhdojne me te tjera kryevepra si "Rigoleto" ne "Royal Opera House Covent Garden" ne Londer dhe Zvicer, "L'Elisire d'Amoure" ne Vjene, "Makbeth" ne Firence, "Bohem" ne Washington, "Don Giovanni" ne Moske, etj.

Riktheheni ne skenen e Pallatit te Kongreseve ne kuader te Koncertit Jubilar "Rrugetimi i Kombit". Si ndjeheni duke ditur qe kryesoni artistet me te mire shqiptare te ardhur ne Tirane per 100-vjetorin e Pavaresise?

Eshte nje emocion teper i madh per mua, qe jam pjesemarres ne kete koncert. Gjate nje bisede qe bera nje nate para ketij koncerti dhe me nenen time, po i tregoja asaj qe jam shume i kenaqur, sepse jam krenar qe ky 100-vjetor i shpalljes se Pavaresise me perfshin edhe mua, sepse eshte nje vit shume i rendesishem 2012. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, ku me te gjithe impenjimet e mia te mos isha ne Shqiperi. Kam lene provat qe po zhvilloja dhe kam marre nje kolegun tim, i cili me ka zevendesuar atje, pasi sot dhe neser do jem ne atdheun tim, vendlindjen time qe me ka rritur dhe ndjekur nga pas.

Mund ta cilesojme ardhjen tuaj ne Tirane si nje dhurate per 100-vjetor?

Ardhja ime ne Tirane eshte nje impenjim, Shqiperise i duhet Saimiri, Inva, Ermonela, i duhen te gjithe shqiptaret, dhe ne qofte se ne sot nuk do te ishim ketu, do te ishte sikur t'i mungonte nje brinje Shqiperise. Ne duhet te shpresojme qe ka ardhur koha jone, ka ardhur koha e shqiptareve dhe te behemi pjese e asaj Evrope, qe ne i kemi munguar prej shume vitesh.

Dy kenge te te madhit Gaqo Cako do te vijen permes zerit tuaj ne koncertin "Rrugetimi i kombit"...dy kenge qe ju kane shoqeruar gjate femijerise tuaj?

Eshte nje pergjegjesi kaq e madhe, pasi jane kenduar kaq bukur nga i madhi Gaqo Cako. Ardhja jone e furishme brenda kesaj dite, besoj se do te me emocionojne kur t'i prezantoj per publikun shqiptar. Inva Mula kete here ishte dhe drejtore artistike ne kete koncert dhe ajo kishte menduar qe keto arie do te ishin gjeja me e bukur qe une do te kendoja, "Fjalet e qiririt" dhe "Dua me shume Shqiperine". Nje prej tyre eshte dhe nje duet me sopranon Inva Mula. Une jam rritur me keto kenge dhe eshte nje pergjegjesi shume e madhe, ato jane kenduar aq bukur nga i madhi Gaqo Cako, dhe kam jo pak emocione.

Para dy vitesh sollet nje surprize te bukur per te gjithe artdashesit, nje koncert recital. Keni ndonje projekt qe do t'iu riktheje serish ne skenen shqiptare pas Jubileut?

Ardhja ime ne 2010 me nje koncert recital, ka qene nje nder momentet e bukura te karrieres dhe sukseseve te mija. Pavaresisht angazhimeve te shumta qe kam, nuk e kam braktisur kurre Shqiperine qe me rriti. Shpresoj qe vitin qe vjen te bej gati surprizen per publikun shqiptar, nje projekt artistik ne Shqiperi.

Cilat jane projektet qe do t'iu ndjekin ne vazhdim pas largimit nga Tirana?

Eshte nje emocion i madh te jem prezent perkrah artisteve dhe shqiptareve ne kete dite te shenuar. Pas Tiranes, do t'i kthehem projekteve qe kam lene ne mes sic eshte ai operas, "Traviata" ne Napoli te Italise. Pas shume perpjekjesh eshte vendosur qe ky produksion te transmetohet "live" ne televizione si Rai dhe Mediaset. Shpresoj te jete nje tjeter surprize, qe do me ndjeke gjate ketyre diteve.

Jemi ne prag te festave te fundvitit, por besoj se agjenda juaj prej kohesh eshte bere gati per vitin 2013-te?

Pa diskutim qe agjenda e koncerteve eshte mbyllur me kohe, per te mos thene deri me 2016-en. Viti 2013 eshte viti "Verdian" dhe do te jem ne arenen e Verones, por do ta nis me operen e Zyrihut, me pas do te jem ne "Metropolitan Opera" ne Nju Jork, ku do te jem serish ne skene me "Traviaten". Interesante do te jete, qe tenori i madh boteror Placido Domingo, do te interpretoje "babain" tim. Me vone do te nis punen per kryeveprat si "Rigoleto" ne "Royal Opera House Covent Garden" ne Londer dhe Zvicer, "L'Elisire d'Amoure" ne Vjene, "Makbeth" ne Firence, "Bohem" ne Washington, "Don Giovanni" ne Moske, etj.

Zanafilla dhe karriera e tij e suksesshme

Saimir Pirgu, 28 vjecari shqiptar me origjine nga Elbasani eshte sot nje nga tenoret me te njohur e me te kerkuar te skenes operistike nderkombetare. Me nje ritem prej enfant prodige, ai i perfundon ne vitin 2003, ne Konservatorin e Bolzanos, ne Itali, studimet e nisura ne moshen 6 vjecare ne qytetin e lindjes. Ne Itali e ka zanafillen edhe karriera e tij profesionale. Po ketu, ne 2004-en, Saimir Pirgu debuton si profesionist, ne moshen rekord 22 vjecare, ne rolin e Ferrandos, ne operan moxartiane "Così fan tutte" te drejtuar nga maestro i madh italian Claudio Abbado. Qe atehere karriera e tij, e vleresuar me cmime prestigjioze nderkombetare, ka shenuar vetem rritje te shpejte dhe suksese te njepasnjeshme. I vleresuar nga Pavarotti si nje nga talentet me premtuese te lirikes boterore, Pirgu debuton ne Vjene, ne Berlin, ne Salzburg, ne Rome, ne Londer, ne Paris, ne New York e ne Los Angeles, perkrah profesionisteve me te medhenj te skenes nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›