E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rita Ora performon në një provë përpara shfaqjes së saj në Eurovision 2023

Rita Ora tërhoqi vëmendjen teksa doli në skenë për një provë vetëm një orë përpara shfaqjes së saj të shumëpritur në Eurovision Song Contest 2023.

Këngëtarja, 32 vjeçare, do të ngjitet në skenë sot në mbrëmje në M&S Bank Arena të Liverpool-it për të bërë një performancë spektakolare për gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit 2023.

Duke u ngjitur në skenë, Ritës iu bashkua një trupë kërcimtarësh, të cilët e ngritën në ajër dhe treguan lëvizjet e tyre plotë energji.

Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›