E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita Ora u vjedh zemrën homoseksualëve

SHBA- Këngëtarja Rita Ora e cila po fiton një famë të shpejtë kohët e fundit ka gjetur një mënyrë tjetër për të shtuar popullaritetin. 

Ajo është shndërruar në këngëtarja e preferuar e homoseksualëve. Këngëtarja ka zgjedhur të këndojë në një Gay Club dhe aty ka fituar të gjithë zemrat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe këngëtarja Lady Gaga fitoi një popullaritet të madh kur doli hapur përkrah fansave të saj gay. 

Duke parë se suksesi i Lady Gagës i dedikohet veçanërisht kësaj shtrese fansash edhe Rita Ora ka menduar të bëjë të njëjtën gjë dhe mesa duket ia ka arritur qëllimit. Koncerti i saj në gay club ka qenë ndër më të suksesshmit e saj.
(el.me/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›