E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autori i vrasjeve në Lushnje vetëhelmohet gjatë arrestimit

Lushnje- 32-vjeçari i cili vrau fundjaven e shkuar vajzen që dashuronte dhe rivalin e tij ka humbur jetën pas vetëhelmimit me fotoksinë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka arrestuar Erjon Cjapin në fshatin Zhelizhan të Lushnjes teksa i riu gjatë momentit të arrestimit ka konsumuar fotoksinë. Pak orë më vonë Cjapi ka ndërruar jetë në spital nga efekti i helmimit.

Natën e 12 Majit, sipas policisë, Erjon Cjapi, 32 vjeç ka qëlluar me breshëri automatiku 27- vjeçaren Rajmonda Sota nënë e dy fëmijëve dhe me pesë plumba 24-vjeçarin Marsel Cani, i cili ndërroi jetë pak orë më vonë.

Siç rrëfeu në sekondat e fundit të jetës Cjapi pranoi krimin dhe sipas tij arsyeja ishte se Cani ishte rivali i tij në dashuri, dhe kjo ishte një situatë e padurueshme për të. Pak ditë më parë familjarët e 27-vjeçares deklaruan se janë ngujuar pasi Cjapi u kishte telefonuar duke i kërcenuar se nuk do të dorëzohej pa vrarë edhe dy njerëz të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›