E Diel, 1 Nëntor 2026

Rita Ora xhiron në Kosovë videoklipin e ri

PRISHTINE - Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka vendosur që videoklipin e radhës ta xhirojë në Kosovë.

Në profilin e saj zyrtar në Facebook shkruhet se Rita Ora do të qëndrojë në Kosovë, gjatë muajit shtator, për xhirimin e klipit të ri.

“Me datë 8 shtator në Kosovë për të xhiruar videoklipin më të ri, në mënyrë që t’i shfaqë botës imazhe nga vendlindja!”, - shkruan Rita në rrjetin social.

Më herët është njoftuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore shumë shpejt pritet të zhvillojë edhe një koncert në Kosovë.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›