Spiro Ksera: Në 94-vjetorin e Autonomisë së Vorio-Epirit, mbrojta emigrantët shqiptarë
Akuza për antishqiptarizëm. Pjesëmarrja e një zyrtari të lartë të Qeverisë shqiptare në festimet e 94–vjetorit të shpalljes së Autonomisë së Vorio– Epirit ngjalli reagime të forta në atë kohë. Dy figurat e larta të PD në atë vit, Blerim Çela dhe Preç Zogaj reaguan ashpër deri te Kryeministri Berisha. Zogaj si kryetar i komisionit të punëve të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë u shpreh: ”Kjo nuk do të thotë aspak që ne të heshtim. Nuk duhet të kërkojmë të rikthejmë të kaluarën e largët të marrëdhënieve konfliktuoze, të rikthimit të konflikteve në këtë pjesë të vendit, të funksioneve politike siç është kjo e Vorio-Epirit, që as ka ekzistuar, as ekziston kurrkund”. Bëhet fjalë për ministrin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, në atë kohë prefekt i Qarkut Gjirokastër, i cili pas 4 vitesh shpjegon arsyet e vërteta të pjesëmarrjes së tij në këtë aktivitet. Në këtë pjesë të dytë të intervistës, ministri fl et për hyrjen e tij në politikë, marrëdhëniet me Vangjel Dulen në Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe elektoratin e jugut, akuzat e bëra ndaj tij si Kali i Trojës në Qeverinë Berisha dhe projektet e tij për të ardhmen në Partinë Demokratike.
Ju u kthyet në Shqipëri nga Greqia pasi morët një propozim të rëndësishëm si drejtor marketingu.Sa kohë punuat në këtë kompani?
Punova 2 vjet në fushën e marketingut, deri në vitin 1996. Isha shumë i kënaqur, pasi mësova gjëra të reja. Mësova të punoj dhe drejtoj në një kompani që operonte me strukturë dhe botëkuptim bashkëkohor, që imponohej nga kompanitë e huaja partnere. Në vitin 1996 hapa biznesin tim, ku merresha me tregti të mallrave ushqimore. Në vitin 1997, pas trazirave, bashkë me kolegë të mi moshatarë krijuam një kompani ndërtimi, e cila deri në vitin 2005 operonte në jug të Shqipërisë në fushën e ndërtimit...
Kur filluat të merreni me politikë?
Kam filluar si kryetar i organizatës Omonia të fshatit, deri në vitin 1996. Në vitin 2000 drejtova degën më të madhe të organizatës Omonia, të Gjirokastrës, në vitin 2001 u zgjodha kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për Gjirokastrën, pozicion që e kam mbajtur deri në vitin 2005, kur kandidova si deputet në zonën elektorale të Dropullit, Picarit, Lunxhërisë dhe Libohovës. U ndava për pak vota dhe pas manipulimesh të shumta. Ishte zona më e nxehtë zgjedhore që u ndoq shumë edhe nga mediat në vitin 2005. Më pas u emërova Prefekt i Qarkut Gjirokastër nga Kryeministri Berisha, i cili më besoi postin e privilegjuar për jugun e Shqipërisë, sepse në një moshë të re të drejtosh Prefekturën e Gjirokastrës nuk ishte e lehtë, pasi duhej të kontribuoje për bashkëpunimin e gjithë trevave të Gjirokastrës. Në vitin 2009, ndodhi ndarja e madhe, pas dinamikave dhe problematikave që kishim në Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ku unë nuk pranova largimin e Partisë nga koalicioni i djathtë. E konsiderova vendim të pasinqertë të strukturave drejtuese, por edhe kryetarit të PBDNJ, largimin pa shkak nga koalicioni dhe vendosa të kandidoj si deputet për Partinë Demokratike, të cilën e mbështes dhe do ta mbështes me kontributin tim, nga pozicioni më i ulët, si anëtar partie, deri në postin më të lartë, atë të ministrit.
Çfarë ndjetë kur u emëruat ministër?
Nuk isha i përgatitur për t’u emëruar ministër, sepse kontributi im ishte modest, pavarësisht se dola deputet i parë në Qarkun e Gjirokastrës. Por besimi i Kryeministrit ndaj meje më bëri të pranoj detyrën e ministrit. Të jesh ministër është post i lartë dhe me shumë përgjegjësi. Vendimmarrja në këtë post përcakton politikat në favor të qytetarëve. Përpiqem të bëj më të mirën.
Ju kanë cilësuar si ‘Kali i Trojës’ në Qeverinë Berisha. . .
Në asnjë mënyrë. Jam një nga më të besuarit e së djathtës në jug të Shqipërisë. Qëndrimi ndaj së djathtës nuk ka ndryshuar që prej lëvizjes së dhjetorit, që nga formimi i organizatës Omonia si forcë e djathtë opozitare në atë kohë. Këtë kemi bërë edhe me PBDNJ- në. Në të gjitha zgjedhjet në minoritet kishim përballë Partinë Socialiste dhe ne ishim opozita e atëhershme. Asnjëherë nuk do të jem ‘Kali i Trojës’. Gjithmonë do të jem për kontribute, për vlera, do jem një nga njerëzit që s’do të kërkojë thjesht dhe vetëm privilegje nga politika. Unë do të vazhdoj të kontribuoj për të djathtën kudo që të jem. Sepse pas shumë vitesh demokraci dhe pas shumë zgjedhjesh edhe në minoritet u krijuan dy pole të mirëfillta: Poli i majtë dhe poli i djathtë. Dikur minoritarët e djathtë votonin PBDNJ- në si të djathtë, ndërsa ajo bënte aleancë me të majtën dhe elektorati i djathtë në minoritet nuk ishte i përfaqësuar. Tashmë kampet janë ndarë dhe besoj që edhe unë kam kontribuar që të arrihej kjo. Tashmë minoritarët e dinë fare mirë se në cilin kamp duhet të jenë.
Do të ktheheshit në PBDNJ nëse në zgjedhjet e vitit 2013 do t’ju premtonin një vend si ministër?
Jo asnjëherë. Unë në Partinë Demokratike erdha i sforcuar. Erdha si pjesë e aspiratave të lëvizjes dhjetoriste, të kërkesave të studentëve të asaj kohe dhe e përsëris këtë gjë dhe do të jem anëtar i Partisë Demokratike deri në fund.
Çfarë ju lumturon në jetë?
Më lumturon fakti që figura ime si politikan pati përkrahjen tek qytetarët. Dal në publik, qoftë në mes të Tiranës, apo në mes të Dropullit apo Janinës, flas me njerëzit dhe diskutoj gjithshka me ta dhe vërej që kam përkrahje dhe kjo më gëzon së tepërmi. Politikanët e ndjejnë kur duhet të lirojnë vendin nga reagimi i elektoratit. Edhe pse ka forca dhe parti të vogla, të cilat janë zaptuar nga njerëz që nuk e lënë drejtimin edhe kur nuk kanë mbështetje. Unë personalisht, kur ta ndjej që nuk do të gëzoj më mbështetjen e elektoratit do të marr vendimin për t’u tërhequr në kohë.
Çfarë ju trishton?
Më trishton fakti që shumë herë përfaqësuesit e mediave i shtrembërojnë disa realitete, si në rastin e Vorio-Epirit. Është thënë që unë jam marrë me çështjen e Vorio-Epirit kur isha Prefekt i Qarkut Gjirokastër dhe është bërë një debat i madh pas viteve 2005. Por e vërteta nuk ishte absolutisht ashtu. Unë mundohesha të kontribuoja në hapjen e kufijve, të forcoja bashkëpunimin me Greqinë, me emigrantët, të krijonim ato rrethana politike që të mbronim qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe lëvizjen e ndërsjelltë të njerëzve. Me pak fjalë të krijonim lëvizjen e lirë, të cilën e realizuam në të gjithë vendin me liberalizimin e vizave. Atëherë u keqkuptova, por padyshim mbështetja që pata nga qytetarët nuk ishte e vogël, pasi njerëzit vetë e kishin kuptuar.
Ju keni marrë pjesë në një ceremoni që është zhvilluar me rastin e 35 vjetorit të krijimit të Vorio- Epirit. Cilat ishin arsyet reale të pjesëmarrjes tuaj?
Padyshim. Këto janë histori të vjetra dhe politikanët marrin pjesë për arsye të ndryshme në aktivitete të tilla, por ato janë realitete. Pavarësisht se kanë ndodhur para 80 apo 100 vitesh politikanët për arsye të ndryshme marrin pjesë në aktivitet të tilla. Ne tani flasim për Evropën e bashkuar, për marrjen e statusit të vendit kandidat, për punë e përditshme për të plotësuar rekomandimet dhe normalisht që të arrijmë sa më shpejt që Shqipëria të jetë Evropë.
Kjo është arsyeja që ju keni marrë pjesë në ceremoninë e 2008- ës?
Po, është një arsye shumë e madhe që në ato vite nuk kuptohej.
Cili është aktiviteti juaj i përditshëm, jashtë impenjimeve si ministër? Me elektoratin?
Elektorati duhet respektuar. Elektorati tani është më i pjekur dhe shpesh di më shumë edhe se politikanët. Unë përpiqem t’i respektoj njerëzit dhe t’i jap elektoratit sa më shumë hapësirë dhe zë edhe në politikë. Tani elektoratit nuk mund t’i bësh premtime boshe dhe unë nuk premtoj gjëra që nuk mund t’i mbaj. Zgjedh që me elektoratin të bisedoj dhe të thith mendim e tyre për shumë çështje. Pasditeve preferoj të dal me miqtë e mi. Çdo herë dal me njerëz të ndryshëm. Debatojmë jo vetëm rreth politikës, por veçanërisht rreth profesionit tim. Më pëlqen shumë të ndjek hap pas hapi zhvillimet në fushën e ndërtimit dhe atë mekanike. Më pëlqen edhe vera e kuqe dhe kur kam hapësirë gjej kohën që me miqtë e ngushtë dhe me bashkëshorten të provojmë dhe të shijojmë verërat e ndryshme. Gjatë vizitave në kompanitë shqiptare të verës i nxis ato të përmirësojnë cilësinë, në mënyrë që vera shqiptare të fillojë të njihet dhe të konsumohet jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por edhe të eksportohet. Më pëlqen të udhëtoj, të takohem me banorë të zonës time elektorale, por edhe në të gjithë Shqipërisë. Kur kam kohë e bëj këtë, pasi dua të shikoj si jetojnë njerëzit, jo vetëm nga fakti që jam Ministër i Punës dhe duhet të shoh nga afër njerëzit që jetojnë në varfëri e që kanë probleme, por se mendoj se të takohesh dhe flasësh me njerëzit kupton më shumë dhe ua lehtëson atyre në një farë kuptimi edhe barrën e halleve që duan ta ndajnë me qeveritarë dhe politikanë që kanë në dorë të përmirësojnë jetën e tyre.
Merreni me sport?
Po, merrem. Në rini kam qenë futbollist me të rinjtë e qytetit të Gjirokastrës, por nuk e vazhdova sepse erdha në shkollë të lartë. Më pëlqen shumë dhe vazhdoj të luaj kalçeto, por 2 vitet e fundit impenjimet nuk më ka lënë kohë të merrem me sport, gjë që vihet re edhe në strukturën time trupore. Jam shëndoshur paksa, por kur të mos jem më ministër do t’i rikthehem sportit sistematikisht.
Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?
Projekti i parë është të vazhdoj të jem në politikë, për aq sa do vazhdoj të kem mbështetjen e strukturave të Partisë Demokratike, por jam i përgatitur duke qenë se kam drejtuar biznes privat dhe kam punuar si punëtor i thjeshtë, nëse qytetarët nuk më mbështesin, nëse kryetari i Partisë Demokratike nuk më mbështet, jam i përgatitur të dal sërish në terren dhe të vazhdoj jetën si gjithë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, si gjithë biznesmenët.
Keni diçka tjetër për të shtuar?
Unë doja t’ju falenderoja që i dhatë një dimension tjetër jetës time së përditshme personale, por edhe jetës politike. Do të falenderoja pasi mendoj që qytetarët janë të interesuar të njohin edhe detaje të tjera të politikanëve apo ministrave, pasi edhe ne jemi njerëz si gjithë të tjerët.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)