MPB: Mos u shqetësoni, kemi mjaft

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nuk ka asnjë problem lidhur me procesin e pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike.
Në të njëjtën kohe ju konfirmojmë se, Ministria e Punëve të Brendshme posedon sasi të mjaftueshme të pasaportave dhe procesi i pajisjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës me pasaporta biometrike do të vazhdoj sipas kërkesave të tyre.
Ky reagim vjen vetëm një ditë pasi që në media është raportuar se kompania austriake OeSD ka pezulluar kontratën me MPB-në për prodhimin e pasaportave biometrike./Indeksonline/